×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët presin që rasti i vëllezërve Bytyqi të diskutohet në takimin Hoti-Vuçiq

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Familjarë të vëllezërve të vrarë Bytyqi presin që në takimin e Uashingtonit midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të diskutohet mënyra për zgjidhjen e rastit të vrasjes së Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqit.

    “Një president që kryeson një takim midis Kosovës dhe Serbisë… është vërtet historike”, thuhet në një deklaratë dërguar mediave nga Fatos dhe Ilir Bytyqi, vëllezërit e tre të vrarëve.

    “Duke i përfaqësuar amerikanët që janë viktimizuar jashtë vendit, presidenti Trump duhet ta ngrejë çështjen e vëllezërit Bytyqi”, thanë ata.

    Hoti dhe Vuçiq takohen në Uashington më 4 shtator.

    Pjesëmarrja në takim e presidentit Trump nuk është konfirmuar, por një mundësi të tillë e ka përmendur Vuçiq.

    Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

    Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

    Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyqi, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte.

    Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999.

    Një rezolutë e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara, në tetor të vitit të kaluar, u referohet fakteve për përfshirje në vrasje edhe të ish-zëvendësministrit të Brendshëm të Serbisë, Vllastimir Gjorgjeviq, dhe të ish-komandantit të xhandarmërisë serbe, Goran Radosavleviq Guri.

    Në deklaratën e vëllezërve Bytyqi thuhet se ata e mbështesin një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë që do t’i çonte dy vendet drejt paqes së qëndrueshme.

    Por, shtojnë ata, përparimi i tillë mund të arrihet vetëm duke i adresuar të gjitha çështjet e vështira, përfshirë rastin e vëllezërve Bytyqi.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Policia e Kosovës,  në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore e në veçanti fëmijëve, ka hartuar Planin Operativ...
    Lajme27 Prill 2024
    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Bëhet fjalë për dy raste në Podujevë,...
    Lajme27 Prill 2024
    Xhafer Rama së bashku me bashkëshorten e tij, kishin ardhur nga mërgimi për ta përkujtuar 25-vjetorin e vrasjes së djalit të tij,...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Partia Demokratike e Kosovës sot në Ditën kombëtare të personave të zhdukur me dhunë në luftën e fundit thekson se çdo numër...
    Lajme27 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën Kombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Mejës, ku mbetëm të vrarë 376 persona.Krasniqi thotë se Meja...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se problemit të mbeturinave i ka ardhur fundi. Rama përmes një video të...
    Lajme27 Prill 2024
    Drejtori i Institutit për Çështje evropiane në Beograd, Naim Leo Besiri, ka thënë se duke qenë se qeveria e Serbisë përdori kriminelët...
    Lajme27 Prill 2024
    Borut Pahor po përgatit një draft për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi – të koordinuar me Borell dhe QUINT Ish-presidenti i Sllovenisë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.