×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: 200 Euro testi RT-PCR, a jeni normal?!

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë do të duhej të merrej edhe me punën e rregullimit të çmimeve në momentin kur ka vendosur për licencimin e laboratorëve për kryerjen e testeve për COVID-19, shkruan Express.

    Haxhiu këtë reagim e ka bërë pas raportimeve të shumta në media se në laboratorin “Medical Laboratory Services” një testim rapid PCR kushton 200 euro.

    “200 Euro testi RT-PCR, a jeni normal?!Këtë çmim e ka paguar një qytetar i Kosovës për një test RT-PCR në laboratorin “Laboratori Medical & Laboratory Services”, i cili është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, që u licencua nga Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë kur ka licencuar laboratorët private është dashur të marrë përsipër edhe rregullimin e çmimeve”, ka shkruar deputeti i PDK’së.

    Ai gjithashtu thotë se ish-Qeveria Kurti dhe qeveria aktuale duhet të japin përgjegjësi se pse nuk janë kryer më shumë teste, meqë sipas tij nëse do të shfrytëzoheshin kapacitetet e plota në IKSHP, s’do të kishte nevojë për licencim të laboratorëve private.

     

     

    “Gjithashtu duhet të jepet përgjegjësi përse që nga fillimi i pandemisë nuk janë shfrytëzuar kapacitetet e IKSHPK-së për më shumë teste.

    Ne jemi dëshmitarë se në disa raste brenda 24 orëve janë bërë më shumë se 500 teste.

    Përse nuk janë bërë më shumë teste në institucionet publike duhet të përgjigjen të dy Qeveritë Hoti e Kurti.

    Sikur të shfrytëzoheshin të gjitha kapacitetet e laboratorëve në sistemin publik shëndetësor, nuk do të kishte fare nevojë që qytetarët të bënin teste në laboratorët privat”, ka përfunduar Haxhiu.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.