×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Thaçi përkrah njërën listë të shqiptarëve në Mal të Zi, dekoron anëtarin e tjetrës

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Mehmet Zenka nga koalicioni “Bashkë nji za”, që garon në zgjedhjet e përgjithshme në Mal të Zi të dielën e 30 gushtit, është dekoruar të premten me “Urdhrin e Pavarësisë” nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pak ditë pasi ky deklaroi publikisht përkrahjen për një listë tjetër të partive shqiptare në zgjedhjet në vendin fqinj.

    “Këtë të diel, shqiptarët në Mal të Zi gjenden përballë mundësisë së zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në institucionet shtetërore të shtetit mik të Kosovës. Komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka qenë gjithmonë faktor stabiliteti dhe ka luajtur rol konstruktiv e kontributdhënës në rrugën e integrimit euroatlantik të tij. Prandaj, duke njohur punën e tyre të vyer në të mirë të interesave kombëtare, edhe sot u bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhje për ta mbështetur Listën Shqiptare, në mënyrë që ta avancojnë përfaqësimin e tyre politik dhe ta sigurojnë ecjen përpara të Malit të Zi drejt së ardhmes euroatlantike, si pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Lista Shqiptare është zgjedhja e duhur për ta vazhduar punën në të mirë të shqiptarëve dhe në drejtim të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Çdo kontribut i dhënë për avancimin e agjendës evropiane të Malit të Zi e çon përpara bashkimin e të gjithë shqiptarëve në familjen e madhe evropiane”, kishte shkruar Thaçi në postimin e 27 gushtit në përkrahje të Listës Shqiptare në Mal të Zi, vetëm një ditë para se të ndante dekoratën për anëtarin e listës tjetër “Bashkë nji za”.

    Ndarjen e kësaj dekorate e ka publikuar vetë Zenka, kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Në anën tjetër Thaçi s’ka publikuar asgjë, pavarësisht se në faqen e tij në Facebook publikohen shpesh dekoratat e dhëna nga ai.

    “Bashkatdhetarë të nderuar sot pata kënaqësinë që të pranoj dekoratën ‘Urdhrin e Pavarësisë’ nga Presidenti Kosovës z. Hashim Thaçi. Nderim për mu familjen time dhe gjithë shqiptarët në Malin e Zi”, ka shkruar Zenka në përshkrim të fotografisë së dekoratës. Dekorata mban datën 28 gusht 2020.

    “Urdhri i Pavarësisë” u jepet personave që kanë dhënë kontribut të lartë për pavarësinë e Kosovës.

    Në përkrahje të Listës Shqiptare kanë dalë publikisht edhe krerë të tjerë institucionalë në Kosovë e Shqipëri. Madje, ditë më parë dy ministrat e Jashtëm, Meliza Haradinaj-Stublla e Kosovës dhe Gent Cakaj i Shqipërisë, përmes një deklarate të përbashkët, kërkuan nga shqiptarët në Mal të Zi të bashkohen në mbështetje të Listës Shqiptare. E në një video të shpërndarë nga Zenka të premten në mbrëmje, ai dëgjohet teksa kritikon kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe ministrin Cakaj për përkrahjen publike ndaj Listës Shqiptare, ndërsa në kritikë nuk përmend edhe Thaçin që dy ditë më parë kishte bërë të njëjtën gjë si dy liderët tjerë shqiptarë.

    Shqiptarët në Mal të Zi në zgjedhjet e së dielës do të garojnë në dy lista. Lista Shqiptare “Koha është tani” përbëhet nga Forumi Shqiptar ( ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Unioni i Tuzit, ndërsa Koaliconi “Bashkë nji za”, përbëhet nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për medie. Kështu ka bërë të ditur LDK përmes një komunikate për media....
    Lajme15 Janar 2025
    Në Bruksel sot do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit. Kryetari i komisionit Qeveritar për Persona...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët. “Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Elmi Reçica kandidat për deputet nga PDK-ja, ka thënë  se fshatrat Kraishta, Varigoci, Ribar i Madh, Bujani, Bregu i Zi dhe Zllakuqani...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Ferat Shala kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Shala ka thënë se ka marrë mbështetje...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi ka vizituar fshatin Kijevë të Malishevës. Krasniqi ka thënë se nga ky fshat...
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Vip14 Janar 2025
    Një zarf i zi është futur nga Vëllai i Madh brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ky zarf u pa në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.