×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kritikohet vendimi për shtyrjen dy javore të mësimit, njohësit skeptik se fillon me 14 shtator

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Të gjitha klasat në Kosovë do të duken kështu të zbrazëta, pa nxënës, minimumi edhe dy javë.

    Mësimi që ishte paraparë të fillojë me datën 1 shtator në vend, u shty për datën 14 të këtij muaji.

    Ministria e Arsimit që mori këtë vendim, as pas 6 muajve nuk ka arritur të sigurojë kushtet e nevojshme për t`u mbrojtur nga Coronavirusi.

    Vonesën po e kritikojnë ashpër nga Komisioni për Arsim në Kuvendin e Kosovës.

    Deputeti i VV-së, Fitim Uka, që njëherësh është anëtar i Komisionit për Arsim, thotë se ministri Likaj i gënjeu javë më parë kur u premtoi se gjithçka është gati për nisjen në kohë të procesit mësimor.

    Shkaktarët, ky pretendon, se i di.

    “Ka mungesë të analizës së mirëfilltë e situatës në terren. Këtu mungojnë dija dhe kompetenca. Ministria e Arsimit është e stërmbushur me persona të papërvojë dhe të papërgatitur, i kanë edhe disa pseudo-akademikë, njohës të arsimit që shkruajnë projekte për ojq, por kur vjen puna për t`i praktikuar dështojnë përherë”, theksoi ai për Front Online.

    Me mosrikthimin e rregullt të nxënësve në bankat shkollore nuk po pajtohen as ekspertët e arsimit, të cilët thonë se nxënësit janë dëmtuar mjaft prej fillimit të pandemisë.

    Rinor Qehaja nga Edguard Institut është skeptik se shtyrja prej 14 ditësh mund të ndryshojë diçka për të mirë.
    “Nuk besoj që shtyrja prej dy jave kontribuon qoftë në sigurinë e nxënësve apo në proces të mësimdhënies. Shtesën si të tillë nuk e cilësoj që ofron një vlerë të shtuar gjatë kësaj periudhe”, deklaroi Qehaja për Front Online.

    Bile deputeti Uka ka dyshime nëse mësimi do të vijojë edhe pas 14 shtatorit.

    “Duke e njohur stilin e qeverisë jam skeptik që procesi mësimor do të fillojë pas dy jave. Kanë pasur muaj të tërë e nuk ka mundur të përgatiten. E akoma nuk arrij ta kuptoj se si do të bëhet kjo deri me 14 shtator. Jam serish skeptik”, pohoi ai për Front Online.

    Kështu vendimi i ri i Ministrisë së Arsimit shfuqizoi vendimin paraprak ku ishte paraparë që hapja e shkollave të ndodh në tri faza me 1, 7 dhe 10 shtator.

    Për realizimin e këtij skenari Qeveria pati ndarë 13 milionë euro.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.