×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mediat greke: Qeveria e Mitsotakis ka njoftuar Tiranën për zgjerimin me 12 milje në Jon

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Deklarata e sotme e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjërojë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale në detin Jon ka rikthyer në Shqipëri debatin e marrëveshjes së detit, e cila disa vite më parë u anualua nga Gjykata Kushtetuese.

    Greqia e ka bërë pjesë të agjendës së diplomacisë së saj zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në Jon me qëllim që ta përdorë si precedent në përplasjen me Turqinë për ishujt në Egje, shkruan abcnews.al.

    Mediat greke raportojnë duke iu referuar burimeve diplomatike se “Athina e ka informuar më herët Tiranën në lidhje me vendimin për të zgjeruar me 12 milje ujërat territoriale në detin Jon“.

    “Kjo është një e drejtë e jona që duhej ta kishim shfrytëzuar më herët. Gjithçka është kaonform konventave ndërkombëtare dhe në lidhje me këtë janë informuar Tirana dhe Roma“, shkruan “Protothema” duke iu referuar një burimi diplomatik.

    Më herët, Mistotakis tha se askush nuk do të mund ta pengonte Greqinë nga kjo e drejtë dhe se gjithçka bëhej konform konventave ndërkombëtare.

    Greqia firmosi marrëveshjen e ndarjes së Zonave Ekskluzive Ekonomike fillimisht me Italinë gjatë kësaj vere dhe më pas me Egjiptin duke shkaktuar reagimin e ashpër të Turqisë, e cila më herët kishte firmosur një marrëveshje të ngjashme me Libinë duke ndare mes tyre një pjesë të Mesdheut.

    Greqia synon nënshkrimin sa më parë të një marrëveshjeje detare me Shqipërinë me qëllim që kushtet e saj t’i përdorë si precedent përballë Turqisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.