×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan paralajmëron Greqinë: Turqia do të marrë gjithçka që i takon në Mesdhe, në Egje dhe në Detin e Zi

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Presidenti turk, Erdogan, nuk tërhiqet nga pretendimet e vendit kundrejt Greqisë për më shumë territore në hapësirën detare të Mesdheut Lindor. Kreu i shtetit kërcënon Athinën se do ta pësojë nëse vijon të përshkallëzojë tensionet me Ankaranë.

    Turqia i ka rritur tonet ndaj Athinës duke refuzuar kompromisin për territoret në Mesdheun Lindor, ndërsa ka ftuar aleatët e huaj të mos testojnë durimin e Ankarasë.

    Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, kremtoi të mërkurën përvjetorin e betejës me bizantinët që do i hapte rrugën krijimit të perandorisë osmane.

    Duke iu referuar Greqisë, ai tha se vendi ende nuk kanë mësuar asgjë nga historia, dhe vijon të përsëritë padrejtësitë dhe sjellet prej pirati ndaj Turqisë.

    “Turqia do bëjë gjithçka për të fituar njohjen e të drejtave të saj në Detin e Zi, në Egje dhe në Mesdhe. Nuk do bëjmë lëshime, dhe nuk do ketë kompromise për atë që na takon sepse nuk po pretendojmë interesa, territor dhe as sovranitetin e ndonjë vendi tjetër.”

    Komentet vijnë pak ditë pasi Turqia njoftoi zbulimin e një rezerve të madhe gazi natyror në Detin e Zi.

    Vendi ndodhet gjithashtu në konflikt me Athinën për vendimin për të zbuluar hidrokarbure në një hapësirë territoriale të Detit Mesdhe të pretenduar nga të dyja palët.

    Presidenti Erdoan akuzoi Greqinë se fshihet pas Bashkimit Europian për të ruajtur privilegjet e veta.

    “Jemi gati të bëjmë ç’të jetë e nevojshme në kuptimin ushtarak, politik dhe ekonomik. Ftojmë palën tjetër për qëndrime racionale dhe për të shmangur gabimet që do e shkatërronin. Nëse do ta pësojë keq, le të na dalë përballë, e po s’pati kurajë, të na hapë rrugën.”

    Berlini të martën, 25 gusht, dërgoi kryediplomatin e saj për të ndërmjetësuar mes palëve, por Ankaraja tha se në gabim është Athina ndaj nuk pranon dialog me parakushte.

    Ndërkaq të mërkurën, 26 gusht flotat detare dhe ajrore të Greqisë, Qipros, Francës dhe Italisë nisën manovrat të përbashkëta në jugun e ishullit të Qipros.

    Manovrat dyditore synojnë të tregojnë mbështetjen që gëzon Greqia për sa i përket tensioneve në Mesdheun Lindor, ndërsa të enjten dhe të premten, në një takim informal të ministrave të Jashtëm të BE-së, Athina pritet të kërkojë sanksione kundër Ankarasë.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një ekspozitë e pajisjeve ushtarake perëndimore të marra nga forcat e Kievit gjatë luftimeve në Ukrainë u hap më 1 maj në...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kryeministri Edi Rama garantoi sot se ky do të jetë sezoni më i pastër për ujërat larës në detet e liqenet e...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në Mal të Zi është kryer anketa e rregullt mujore nga agjencia IPSOS mbi renditjen e subjekteve politike dhe të politikanëve, të...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, datë e shenjuar për fillimin e luftës dhe organizimit. 138 vite më parë, punëtorët e...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në Mal të Zi është kryer anketa e rregullt mujore nga agjencia IPSOS mbi renditjen e subjekteve politike dhe të politikanëve, të...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut, Katarina Adançiq, nënkryetaren e Zveçanit, Natasha Toamniq dhe nënkryetaren...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Ardita Sinani,...
    Lajme01 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kujtuar 32 civilët e fshatit Nabërgjan të Pejës, që u vranë nga forcat serbe 25...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se pagat në sektorin publik dhe atë privat mbetën më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.