×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    5 vjet nga nënshkrimi i “Zajdenicës”, ende frikë nga bosnjëzimi i Kosovës

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Hashim Thaçi ishte i pari që i hapi rrugë krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

    E bëri këtë kur si kryeministër në 2013 dha nënshkrimin e tij në marrëveshjen e Brukselit, e cila përmbante 15 pika – 6 prej të cilave ekskluzivisht për këtë punë.

    Isa Mustafa u bë i dyti kur vendosi ta mbrojë dy vjet me vonë, më 2015,  marrëveshjen që e nënshkroi i pari (Thaçi), shkruan Front Online.

    Veçse për ujdinë politike që arriti me Vuçiqin, për themelimin e asociacionit, Mustafa që atë botë ishte kryeqeveritar, pati një kusht.

    Së pari ajo do të dërgohej për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

    Institutcioni më i lartë i drejtësisë në vend gjeti 23 shkelje në të, shkruan Front Online.

    Ato u përkujdes t`i rinumërojë të martën, pikërisht në 5 vjetorin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, dikush që prej fillimit i kishte kundërshtuar ashpër.

    Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, thotë se Zajdenica siç e quan ai, erdhi si pasojë e njerëzve të papërgatitur e pa platformë për Kosovën.

    “Kjo e bëri shtetin tonë shumë më tepër temë sesa palë në bisedime. Pa e nxjerrur këtë mësim, vetëm sa përsëriten të këqijat. Me mënyrën e njëjtë nuk ka rezultate tjera”, shkroi Kurti në Facebook.

    Nga partia e tij fjalë për asociacionin e komunave serbe, në po të njëjtën ditë  pati edhe Glauk Konjufca, shkruan Front Online.

    Ky thotë se kjo çështje është më aktuale sot kur po zhvillohet faza finale e dialogut sesa që ishte kur u nënshkrua.

    “Fatkeqësisht në LDK dhe në partitë e PAN-it ka dy llojë të politikanëve, pro Zajednicës dhe pro shkëmbimit të territoreve. Prandaj duhet të ngrehim këtë çështje, pasi është vetëm VV-ja që i refuzon dhe i kundërshton të dyja”, ka thënë Konjufca.

    Pikërisht kundërshtimet si këto e mosefikasiteti e ekipit kosovar për hartimin e statutit të asociacionit  e kanë zvarritur procesin.

    Megjithatë themelimi i kësaj bashkësie, sipas analistit, Shkodran Ramadani,  vonim mund të ketë, por shpëtim jo.

    “Tash me BE-në si udhëheqëse politike të dialogut, sepse e dimë SHBA-ja ka thënë se do të merret me çështje ekonomike,  asociacioni do të shënojë një rikthim në temën e negociatave. Besoj që nëse do të ketë një marrrëveshje, asosacioni pashmangshmerisht do të jetë pjesë e saj. Çështja është vetëm sa kompetenca dhe a do të jetë i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës për akomodimin e një asociacioni të tillë”, u shpreh Ramadani për Front Online.

    Në 10 nga 38 komunat kosovare, pakica serbe është shumicë.

    Pos për themelimin e asociacionit, Kosova dhe Serbia, në 2015 patën arritur akord edhe për tri marrëveshje tjera, atë për Telekomunikacion, Energji dhe për lirimin për qarkullim të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë./FRONT ONLINE.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.