×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Spanja kërkon ndihmën e ushtrisë për luftimin e koronavirusit

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Spanja tha se do të kërkojë ndihmën e ushtrisë për të luftuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

    Kryeministri Pedro Sanchez tha se qeveritë rajonale do të ndihmohen nga rreth 2,000 ushtarë.

    Ai tha se evolucioni i epidemisë në Spanjë është “shqetësues”, por shtoi se është ende larg nga situata e mesit të marsit, kur ky vend u fut në një nga izolimet më të rrepta në Evropë.

    “Ne nuk mund të lejojmë që pandemia të fillojë përsëri ta kontrollojë jetën tonë”, tha Sanchez në një konferencë për media.

    “Ne duhet ta marrim kontrollin, që ta thyejmë këtë kurbë të dytë. Frika nuk duhet të na paralizojë dhe të na pengojë”, shtoi ai.

    Spanja është një nga vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi.

    Ajo ka regjistruar mbi 405,000 raste dhe mbi 28,800 viktima.

    Në gjithë botën, numri i të prekurve me koronavirus ka kaluar 23.6 milionë.

    Prej tyre, mbi 814,000 kanë vdekur dhe mbi 15.3 milionë janë shëruar.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për konsultim publik së fundi një projektligj mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Projekti ka ngjallur...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri një lutje të re komunitetit ndërkombëtar që të nxitojë dhe të ofrojë më shumë mbrojtje ajrore,...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sa turistë i pati shteti shqitparë për tre muajt e parë të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një sulm ajror synoi një shtëpi në lagjen Brazil, një zonë me popullsi të dendur në lindje të Rafah. Mijëra njerëz kanë...
    Lajme28 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj...
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Sport28 Prill 2024
    Sot u përmbyll edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës. Ballkani dhe Llapi regjistruan fitore në udhëtim për të vazhduar garën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.