Policia ka njoftuar se është iniciuar rast ndaj një gruaje e cila ka penguar inspektorët gjatë shqiptimit të gjobës për mosrespektim të kufizimit të lëvizjes
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dieles në sheshin “Adem Jashjari” në Lipjan, në orën 22:45.
“Nga njësitë policore dhe inspektorët komunal është hasur duke punuar një lokal, gjatë shqiptimit të gjobës kanë hasur në pengesë nga e dyshuara femër kosovare –pronare e lokalit”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Po ashtu bëhet e ditur se e dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj saj është iniciuar rasti.