×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kam informata për takimin Hoti-Vuçiq, por jo nga kryeministri

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Avdullah Hoti që në dialogun me Serbinë t’i ketë në ekip Selim Selimin dhe Meliza Stublla-Haradinajn, ministra aktual në qeveri. Sipas Haradinajt, të dy këta i kanë kualifikimet e duhura dhe Hoti do të mund të kishte nevojë për ndihmën e tyre.

    Ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se diskutimet në Bruksel nuk janë të lehta dhe Kosova duhet të shkojë e përgatitur. Sipas tij, Ministri i Drejtësisë dhe Ministrja e Punëve të Brendshme janë të duhurit për të qenë pjesë e këtyre bisedimeve.

    “Kosova duhet me bo kujdes, nuk janë diskutime të lehta”, thotë Haradinaj.

    “Më mirë është me pas dikë që të thotë: Kryeministër një sekond …shiko se kjo mundet me të dalë keq më vonë’, tha Haradinaj.

    “Mirë është më pas Selimin për dialog edhe atë ju siguroj sepse e di pse po flas sepse është materie njeri, është jurist vetë, ka studiuar në Duke University, ka qenë pjesë e bisedës…mirë është me pas Melizën se është Oxford …Meliza ka mund me qenë e cilësdo parti por është bukur zor me gjet në kuadër të qeverisë njerëz me këto kualifikime edhe me dëshirën me punuar”, tha i pari i AAK’së.

    Ai shtoi se lidhur me takimin e fundit në mes të Hotit dhe kryeministrit serb është i njoftuar, por jo nga shefi i ekzekutivit kosovar.

    “Unë nuk jam njeri i pa informuar, kam burimet e mija të informimit, marrë informata shumë. Di edhe sekuenca të takimit Vuçiq-Hoti… por jo prej kryeministrit tonë. Sot ja përmenda do sekuenca të takimit me i tregu se çdo detaj të takimit e di Nuk jam pa informata, nuk jam pa njerëz”, tha Haradinaj në RTD Dukagjini.

    Por ai thotë të mos ketë vërejtje për Hotin sa i përket paraqitjes në këtë takim.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në këtë fshat. Nëpërmjet...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Reçak me rastin e 26-vjetorit të masakrës në këtë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kujtuar masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 26 vite më parë,...
    Të tjera
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Kronika15 Janar 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 28 dhjetor të...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin...
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.