×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu pranon letër falënderimi nga homologu austriak

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim Atashen Policore nga Ambasada e Austrisë në Kosovë, Dalia El-Hennawi.

    Qëllimi i këtij takimi ishte pranimi i një letre falënderuese nga Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, për pjesëmarrjen në Konferencën Ministrore për luftimin në mënyrë efektive të migrimit të parregullt, përgjatë rrugës së Mesdheut Lindor, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë, njofton Klan Kosova

    Në këtë konferencë, e mbajtur online në muajin korrik të këtij viti, ishte diskutuar për luftimin në mënyrë efektive të migrimit të parregullt përgjatë rrugës së Mesdheut Lindor.

    Gjithashtu, ministri Veliu përmes El-Hennawi, i përcjelli një letër Ministrit të Punëve të Brendshme të Austrisë, z. Karl Nehammer, ku shpreh falënderim për përkrahjen e dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme në menaxhimin efikas të migrimit të parregullt në Republikën e Kosovës.

    Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19, prioritetet e MPB-së, si dhe fushat tjera sa i përket çështjes së sigurisë.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, bashkë me Këshillin e Medieve të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Media kanë shënuar...
    Lajme03 Maj 2024
    Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për...
    Lajme03 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat sanksionues ndaj Kosovës, megjithëse sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtëm,...
    Të tjera
    Vip03 Maj 2024
    Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi dukeshim shumë të dashuruar ndërsa dolën me veshje shumëngjyrëshe për palestër, teksa shkuan për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të...
    Sport03 Maj 2024
    Të shtunën zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra që shënon fitore, do t’i bashkohet Trepçës...
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Lajme03 Maj 2024
    Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se autoritetet në Kosovë ia kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë...
    Sport03 Maj 2024
    Kapiteni i Chelseat, Reece James ka lavdëruar mbrojtësin brazilian Thiago Silva-n. Braziliani tashmë e ka konfirmuar largimin nga ‘Blutë’ e Londrës në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.