×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rikthehen kufizimet për të shmangur një valë të dytë të COVID-19

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Vende si Koreja e Jugut kanë zgjedhur rritjen e kufizimeve, duke mbyllur plazhet dhe restorantet, për të shmangur një valë të dytë të COID-19, ndërkohë që të kthyerit nga pushimet shihen si një burim përhapjeje, ashtu si në Itali.

    Seuli synon të shtrijë në të gjithë territorin duke nisur nga sot kufizimet tashmë në fuqi në kryeqytet.

    Vendimi u mor pasi vendi, i cili deri më tani kishte arritur të frenonte epideminë përmes një strategjie shumë të gjerë të testimit dhe gjurmimit të personave të infektuar, regjistroi më shumë se 300 raste të reja me COVID-19 gjatë dy ditëve rresht, një rekord që nga muaji mars.

    “Ne jemi në një fazë shumë të brishtë e cila mund të shohë fillimin e një valë të dytë kombëtare”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo gjatë një konference për shtyp.

    Në Europë, frika për një valë të dytë është shumë e madhe, veçanërisht në Itali.

    Rajoni i Romës ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit një numër rekord rastesh që prej fillimit të pandemisë në mars, shumica lidhur me të rikthyerit nga pushimet.

    Edhe në Gjermani, numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm ditët e fundit, për shkak të kthimit masiv të turistëve gjermanë që kanë kaluar pushimet e tyre në zona me rrezik jashtë vendit, sipas autoriteteve.

    Në Irlandë, autoritetet vendosën këtë javë të shtrëngojnë kufizimet në tubime, me një maksimum prej gjashtë personash në një hapësirë të mbyllur.

    Në këtë kontekst, një darkë gala e organizuar në kundërshtim me kufizimet e shëndetit po shkakton një stuhi në klasën politike.

    Kryeministri Micheal Martin njoftoi sot mbledhjen e Parlamentit dhe i bëri thirrje Komisionerit të Tregtisë Europiane Phil Hogan të japë dorëheqjen.

    Ky i fundit kishte marrë pjesë në këtë darkë të organizuar për 50-vjetorin e klubit të golfit në Parlament me 82 të ftuar, pavarësisht kufizimeve në fuqi.

    Ministri i Bujqësisë Dara Calleary tashmë ka dhënë dorëheqjen.

    Në Irlandë si kudo tjetër në Evropë, autoritetet po përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar mbajtjen e maskave për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart në të njëjtat kushte si të rriturit.

    Franca ka imponuar mbajtjen sistematike të maskave në klasat e kolegjeve dhe shkollave të mesme në fillim të shtatorit.

    “Ne jemi në një situatë të rrezikshme përballë COVID-19”, theksoi ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran, në një intervistë për “Journal du Dimanche”.

    Në nivel botëror, bilanci i pandemisë ka kaluar dje pragun e 800 000 të vdekurve nga COVID-19.

    Amerika Latine dhe Karaibet janë rajonet më të prekura me 254 897 të vdekur dhe më shumë se gjysma e të vdekurve në botë nga COVID-19 janë regjistruar në katër vende, në SHBA me 175 416, në Brazil me 113 358, në Meksikë me 59 610 dhe Indi me 55 794.

    Numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 është dyfishuar që prej 6 qershorit dhe më shumë se 100 000 të vdekur të tjerë janë regjistruar në 17 ditë që prej 5 gushtit.

    Amerika Latine dhe Karaibet, rajone të botës më të prekura për nga numri i të vdekurve (254 897) dhe 6 575 960 raste, kanë regjistruar 17 095 të vdekur të tjerë si pasojë e COVID-19 në këto shtatë ditët e fundit.

    Ndjekur nga Azi me 8 501 të vdekur, Kanadaja dhe SHBA-ja me 6 964, Europa me 2 550 të vdekur,Afrika me 2 227 të vdekur, Lindja e Mesme me 2 188 të vdekur dhe Oqeania me 99 të vdekur.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Forcat ruse pretenduan se kanë marrë kontrollin e një qyteti lindor ukrainas, ku mbrojtja ukrainse është thyer dy javë më parë. Ukraina...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Policia e Shkodrës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër ku një nënë...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se...
    Të tjera
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur Bleona Qereti që prej vitesh jeton në SHBA ka treguar se është një nga aktoret e kastit që ka...
    Vip05 Maj 2024
    Dua Lipa ka treguar se iu desh të bënte një pauzë në rrjetet sociale pasi një video e kërcimit të saj u...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen për shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike. “Pas...
    Sport05 Maj 2024
    Juventusi është në “pole position” për të nënshkruar me Mason Greenwood, por ideja që sulmuesi të jetë ende një lojtar i Manchester...
    Vip05 Maj 2024
    Bella Hadid ka ndërruar përkohësisht çizmet e saj të kaubojëve me taka, ndërsa ishte kthyer në New York, përpara Met Gala 2024...
    Sport05 Maj 2024
    Bayern Munich nuk ia doli përballë Stuttgart, me bavarezët që u mposhtën 3-1 më javën e 32-të të Bundesliga-s. Si të mos...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.