×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kriza e virusit e shndërron Brazilin në laborator vaksinimi

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Përgjigjja kaotike ndaj koronavirusit në Brazil, ku prej tij vdiqën më shumë se 105 mijë njerëz, ka shndërruar përvojën e vendit në një shkas shqetësimi që alarmoi shumëkënd përreth botës. Por teksa rastet në këtë vend shpërthyen, zhvilluesit e vaksinave e panë aty një mundësi unike.

    Me përhapjen e vazhdueshme të rasteve me koronavirus, një numër përherë më i madh i ekspertëve të imunizimit, infrastruktura e fuqishme e prodhimeve mjekësore dhe me mijëra vullnetarët për testimin e vaksinës, Brazili është shfaqur si një akter potencialisht vital në orvatjen e botës për t’i dhënë fund pandemisë.

    Tri prej studimeve më premtuese dhe më të avancuara për vaksinë në botë varen nga shkencëtarët dhe vullnetarët në Brazil, thuhet në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për avancimin e kërkimeve të vaksinës.

    Qeveria e plandosur shpreson se qytetarët e saj mund të jenë mes të parëve në botë që do të vaksinohen. Dhe ekspertët mjekësorë janë duke e imagjinuar mundësinë që Brazili të mund madje ta prodhojë dhe eksportojë vaksinën në vendet fqinje, një mundësi kjo që do t’i mbushte ata me gjënë që e kishin në mungesë gjatë gjithë këtij viti: krenari.

    “Jam shumë optimist”, ka thënë Dimas Covas, drejtor i Institutit Butantan, një prodhues biofarmaceutik ndërkombëtarisht i njohur, që është në partneritet me “Sinovac”-un e Kinës për një testim që ka mbërritur në fazën e tretë të studimit, gjatë së cilës vaksinat potenciale testohen te më se 9.000 njerëz. “Brazili do të bëhet një prej vendeve të para që do ta kenë vaksinën”.

    Gara për vaksinë

    Rreth 5.000 brazilianë janë rekrutuar tanimë në mbështetje të një testimi për vaksinë, ndërmarrë prej “AstraZeneca”-s, kompani kjo farmaceutike britaniko-suedeze në partneritet me Universitetin e Oksfordit. Edhe 1.000 vullnetarë shtesë në Brazil janë rekrutuar për testimin e vaksinës së zhvilluar nga “Pfizer”-i, me seli në New York

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Sot dhe nesër në Tiranë mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Shtyllat kryesore të takimit të 18-të të...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Një rast i çuditshëm ka ndodhur para disa ditësh në Turqi. Një burrit, banka ia kishte transferuar gabimisht 7 milionë dollarë në...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Të paktën katër persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në sulmet e Rusisë gjatë natës në dy qytetet më...
    Të tjera
    Lajme29 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në një tubim në Gjilan tha se zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë qëllimi, por...
    Lajme29 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar partinë në pushtet për mosfunksionimin e Kuvendit. Duke e komentuar lajmin se legjislatura...
    Lajme29 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 99-të i Zyrës së Prokurorit...
    Lajme29 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk, për Ditën e Republikës...
    Lajme29 Tetor 2024
    Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se pas hetimeve disamujore, ka realizuar operacionin e koduar “Freeshopi”, ku janë arrestuar tre të dyshuar,...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e tij, Mihane Haliti. Në një postimnë Facebook, Haliti tregon...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.