×
  • Lajme
  • Lajme

    Ua rrezikoi jetën qindra fëmijëve, por Thaçi e nderon Mozzikun duke e pritur në zyrë

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur sot në takim reperin Mozzik, disa ditë pasi ai shkeli rregullat kundër pandemisë dhe rrezikoi jetën e shumë fëmijëve

    Gramoz Aliu i njohur si “Mozzik”, sot ka qenë për vizitë në zyrën e presidentit, të cilit i ka dhuruar edhe një kopje të albumit të tij më të ri.

    “Në shenjë respekti për figurat më të shquara të UÇK-së , sot ua dhashë nga një Album (cd) timin që në kohën e lirë ta dëgjojnë e ta shijojnë”, ka shkruar Mozzik.

    Mozzik, ditë më parë ka nisur një turne nëpër Kosovë për të promovuar albumin e tij të ri “Mozzart”, mirëpo ky turne u ndërpre në gjysmë pasi reperi nuk respektoi masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të koronavirusit.

    Ai mblodhi qindra fëmijë në sheshet e Mitrovicës, Vushtrrisë e Pejës, derisa vizita nëpër komunat tjera të Kosovës u ndërpre me ndërhyrjen e Qeverisë.

    Gjatë ditës Mozzik është pritur edhe nga kreu i PDK-së, Kadri Vesleli.

    CDMozzikPresidenti

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Kadri Kryeziu, ish nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese së Kosovës, i ka shkruar një letër Richard Grenellit, emisar amerikan për misione të veçanta....
    Lajme13 Korrik 2025
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me zyrtarin e lartë amerikan të Byrosë për Evropë dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan....
    Lajme13 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media të presidentes Vjosa Osmani sapo të kthehet në Kosovë nga vizita zyrtare e saj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në centralin bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë, të cilat...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Shtëpia e Bardhë ka kujtuar atentatin ndaj Donald Trump, ndërsa presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara po bënte fushatë në Pensilvani. “Sot...
    Sport13 Korrik 2025
    Iga Swiatek bëri histori në Wimbledon duke fituar titullin e saj të parë në këtë turne, por njëkohësisht i shkaktoi një “goditje...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kalaja e Rozafës është mbushur me turistë sot. Pamje nga atje ka publikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama në llogarinë e tij në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Donald Trumpin dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.