×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj-Stublla në Uashington: Dialogu të përmbyllet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në SHBA, është takuar sot në Uashington me James Carafano, zëvendës presidentin e “Heritage Foundation”, një prej institucioneve më prestigjioze për politikat demokratike e shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në këtë takim është biseduar për zhvillimet politike në rajon, veçanërisht për dinamikat rreth dialogut Kosovë-Serbi, për të cilin ministrja Haradinaj-Stublla tha se ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

    Duke shprehur falënderime të përzemërta këtij fondacioni për qëndrimin që ka mbajtur ndaj pavarësisë së Kosovës dhe proceseve në vijim në forcim të subjektivitetit ndërkombëtar, Haradinaj-Stublla kujtoi edhe mbështetjen e dhënë për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

    “Shpreha falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme që ‘Heritage Foundation’ ka dhënë në avancimin e prioriteteve politike të Kosovës dhe posaçërisht në mbështetjen e dhënë në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri”, tha Haradinaj Stublla.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.