×
  • Lajme
  • Lajme

    59 pacientë me Covid në Klinikën e Pulmologjisë, shumica me sëmundje shoqëruese

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Sipas pulmologut Flamur Marku në Klinikën e Pulmologjisë aktualisht janë duke marrë trajtim 74 pacientë. Prej tyre 59 pacientë janë të konfirmuar pozitiv si dhe 6 të tjerë kanë rezultuar negativ, shkruan Front Online.

    “Aktualisht në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 74 pacientë. Prej tyre të konfirmuar pozitiv i kemi 59 pacientë, 6 janë negativ dhe të tjerët janë në pritje të rezultateve të testimit që ju kemi bërë sot. Gjendja e tyre është stabile. Ka pacientë të cilët janë në gjendje më të rëndë me oksigjen të vazhdueshëm, mirëpo janë stabil”, pohoi Marku.

    Alarmon pulmologu kosovar: Në vjeshtë pritet të përkeqësohet situata me Coronaviurus

    Numri i pacientëve të shtrirë në këtë Klinikë, sipas Markut ndryshon varësisht nga lirimi dhe pranimi i tyre që bëhet gjatë ditës.

    Sipas pulmologut Marku, pacientët që kërkojnë ndihmë në këtë klinikë janë me simptoma të avancuara të sëmundjes së Covid-19.

    Prej tyre ka raste kur sipas Markut kanë pneumoni apo ndezje të indit mushkëror.

    “Pacientët zakonisht në Klinikën e Pulmologjisë vijnë me simptoma pak më të avancume të sëmundjes, sepse tani ne trajtojmë raste të cilat janë të konfirmuara pozitiv me Covid-19 dhe që kanë ndryshime në mushkëri. Do të thotë kanë një pneumoni apo ndezje të indit mushkëror dhe në gjendje pak më të rëndë, ata me oksigjen të ulët si dhe me temperaturë të lartë”, deklaroi më tutje Marku për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 18.07.2025, do të kryhen punime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat....
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.