×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Parlamenti Evropian nuk e njeh Lukashenkon për president të Bjellorusisë

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Anëtarët e Parlamentit Evropian nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të Bjellorusisë, duke e konsideruar Presidentin Bjellorus, Aleksandër Lukashenko, një person non grata( të pa dëshiruar) në Bashkimin Evropian, njofton deklarata e përbashkët e partive të Parlamentit Evropian të botuar.

    “Zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit nuk ishin as të lira, as të drejta, dhe raportet e besueshme tregojnë për një fitore të Svetlana Tikhanovskaya. Prandaj, ne nuk e njohim Aleksander Lukashenko si President të rizgjedhur të Bjellorusisë dhe e konsiderojmë atë një person non grata në Bashkimin Evropian . Ne bashkohemi me popullin Bjellorusi në kërkesën e tyre për zgjedhje të reja dhe të lira, nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të pavarur”, thuhet në deklaratë, raporton free news.

    Po ashtu Bashkimi Evropian dënon arrestimet dhe aktet e dhunës të Lukashenkos ndaj protestuesve.

    “Ne i dënojmë me forcë arrestimet dhe aktet e tmerrshme të dhunës dhe torturave të kryera kundër protestuesve paqësorë, dhe bëjmë thirrje për një hetim të plotë të këtyre krimeve, të cilat nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar. Në lidhje me këtë, ne kujtojmë, Aleksander Lukashenko, për përgjegjësinë e tij”, thuhet ndër tjerash në deklaratë.

    Në Bjellorusi nga 9 gushti kanë shpërthyer protestat masive, pasi Lukashenko po pretendon një fitore me mbi 80% të votave.

    Rusia në anën tjetër ka premtuar përkrahje nëse është nevoja edhe ushtarake për pushtetin e Lukashenkos.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.