×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Michelle Obama kritikon presidentin Trump por ai tallet me të

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama e vlerësoi kandidatin demokrat për president, Joe Biden si një udhëheqës të zotin për një “popull zemërgjerë, të fortë, të mirë”, ndërsa kritikoi ashpër Presidentin Donald Trump, duke thënë se i mungon aftësia për të kuptuar ndjenjat dhe vuajtjet e të tjerëve.

    Duke folur të hënën, në fund të natës së parë të një kuvendi të jashtëzakonshëm dhe të pazakontë virtual për demokratët, Obama argumentoi me forcë se Trump ka dështuar me mënyrën si iu përgjigj krizës ekonomike e sociale, si dhe pandemisë së koronavirusit dhe nga ana tjetër u ka kthyer krahët aleancave ndërkombëtare të krijuara nga administratat e mëparshme amerikane.

    “Më lejoni të flas me sinqeritetin më të madh të mundshëm. Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë. Ai ka pasur kohë më se të mjaftueshme që të provojë se mund ta bëjë punën, por është e qartë se kjo është përtej kapacitetit të tij”, tha Obama, në fjalimin e saj të regjistruar.

    “Ai nuk është në lartësinë e duhur për këtë moment. Ai thjesht nuk mundet të jetë personi për të cilin kemi nevojë”, shtoi ajo.

    Presidenti Trump u tall me demokratët gjatë një ndalese në aeroportin St. Paul të Mineapolisit të hënën, para se të shkonte në një aktivitet politik në Mankato të Minesotës.

    “Kur dëgjon se një fjalim është i regjistruar, nuk entuziazmohesh shumë, apo ajo?” tha Trump, mes të qeshurave të mbështetësve të tij.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave (njëra me targa nga Kosova), në Gostivar. Sipas...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e radhës, të cilën ajo e quajti “për identitet e dinjitet”. Sinani...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.