×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Blinken në Poloni pas vizitës në Kiev

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe thellimin e bashkëpunimit të Uashingtonit me Varshavën.

    Kryediplomati amerikan udhëtoi në Poloni, një aleate e NATO-s, pas një vizite në Kiev të mërkurën gjatë së cilës zyrtarët ukrainas kërkuan që t’u lejohet të përdorin raketat e dërguara nga perëndimi për të goditur më në thellësi të territorit rus. Zoti Blinken vizitoi Kievin së bashku me homologun britanik David Lammy. Ata njoftuan se të dy vendet janë zotuar të japin 1.5 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën.

    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të enjten me Presidentin polak Andrzej Duda në Varshavë në ndalesën e fundit të një turneu evropian që është përqendruar tek situata në Ukrainë.

    Udhëtimi në kryeqytetin polak vjen pasi kryediplomati amerikan vizitoi Kievin me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy, ku të dy diplomatët u përballen me trysninë në rritje të Ukrainës për të përdorur armatimet e dërguara nga perëndimi për sulme me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë.

    “Unë do ta diskutoj kërkesën tuaj në Uashington, duke informuar presidentin. Homologu britanik po bën të njëjtën gjë dhe të dy shefat tanë do ta diskutojnë këtë kur të takohen të premten. Ne jemi përshtatur me situatën ndërsa fushëbeteja ka ndryshuar. Padyshim që do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë edhe në të ardhmen”, tha Sekretari Blinken.

    Shtetet e Bashkuara dhe Britania premtuan gati 1.5 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën gjatë vizitës në Kiev.

    Sekretari Blinken njoftoi më shumë se 700 milionë dollarë ndihmë humanitare, ndërsa Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy konfirmoi se vendi i tij do të sigurojë 782 milionë dollarë të tjera ndihmë dhe garanci kredie.

    Pjesa më e madhe e ndihmave kanë për qëllim forcimin e rrjetit energjetik që Rusia e ka goditur vazhdimisht ndërsa Ukraina ka përpara një dimër të vështirë. Sidoqoftë, për ukrainasit, thelbësore është heqja e kufizimeve për përdorimin e armëve perëndimore më thellë brenda Rusisë

    “Unë besoj se në këtë fazë të luftës Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë një ndryshim në qasje ndaj kësaj lufte e kjo është mundësia e përdorimit, përfshirë armët amerikane, kundër objektivave thellë brenda Federatës Ruse”, tha për Zërin e Amerikës deputeti ukrainas Viatrovych.

    Me këtë qëndrim pajtohet edhe analisti Adian Karatnycky nga organizata “Këshilli i Atlantikut” i cili thotë se kjo është mënyra që Ukraina të fitojë luftën apo të detyrojë Moskën të pajtohet për një marrëveshje paqeje që të jetë e pranueshme për popullin ukrainas.

    “E vetmja mënyrë për këtë është nëse Ukraina ka kapacitetin për të dëmtuar ekonominë e Rusisë duke goditur infrastrukturën e saj të energjisë dhe për këtë nevojiten raketa me rreze të gjatë veprimi”, thotë Karatnycky.

    Në ditën e vizitave në Kiev, 17 ish-diplomatë dhe udhëheqës ushtarakë amerikanë dhe britanikë botuan një letër të hapur duke i kërkuar Sekretarit Blinken dhe zotit Lammy të ndryshojnë politikën e armëve. Ligjvënësit amerikanë nga të dyja partitë i kanë bërë thirrje të ngjashme administratës së Presidentit Biden këtë javë./VOA

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna, e cila ishte zhdukur në territoret e uzurpuara nga Rusia, ka vdekur gjatë kohës sa ishte në robërinë...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Një gazetare ka vrapuar për t’u kujdesur për një qen që ishte shpëtuar në mesin e mbeturinave të shkaktuara nga uragani Milton...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Policia në Tetovë ka bërë kallëzim penal kundër 38-vjeçarit nga Kosova. Kështu thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme. B.R,...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.