×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haradinaj – Stublla falënderon shqiptaro-amerikanët për aleancën Kosovë – SHBA

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, përpara se të niset në Washington për takime me zyrtarë të Shtetit, të martën është takuar në New York me biznesmenë e përfaqësues të tjerë të shqiptarëve të Amerikës.

    Për Kryediplomaten e Kosovës ishte nder i veçantë të takoj në Bronx të Nju-Jorkut bashkarisht veprimtarët shqiptaro-amerikanë, z. Hajdar (Harry) Bajraktari, Lisa Milicaj, z. Rrustem Gecaj, dhe Man Celaj.

    “Ua përcolla të falat e përzemërta nga Kosova, dhe falënderimin e thellë për kontributin e pashembullt dhe të vazhdueshëm të tyre në ruajtjen dhe kultivimin e lidhjeve të forta shqiptaro-amerikane”, tha Ministrja Haradinaj Stublla, duke kujtuar edhe të kaluarën e tyre jo edhe aq të lehtë për të arritur aty ku janë dhe për t’i ndihmuar kauzës shqiptare.

    “Migruan në Amerikë në kohërat më të vështira, ndihmuan afirmimin e çështjes së Kosovës atëherë kur ne nuk kishim zë, ndërsa sot gëzojnë reputacion të lartë në shoqërinë politike e të biznesit në SHBA, duke mirëmbajtë me shumë përkushtim e vizion aleancat tona me Shtetet e Bashkuara”, tha shefja e diplomacisë së Kosovës.

    Gjatë këtij takimi, Ministrja Haradinaj Stublla takoi edhe anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, z. Ritchie Torres, me të cilin bashkëbisedoi për zhvillimet historike e aktuale në Ballkan, si dhe për aspiratat politike e strategjike të Republikës së Kosovës.

    “Kisha kënaqësinë që në këtë mes të takoj edhe z. Ritchie Torres, prej të cilit kërkova që të mos e harrojë Kosovën, pavarësisht se ku do ta shpie e ardhmja e tij politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla, e cila nga këtu vizitën e saj të parë zyrtare në SHBA do ta vazhdojë në Washington.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.