×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ambasada britanike reagon ndaj mos zgjedhjes së komisarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur zhgënjimin me dështimin e Kuvendit të Kosovës që të emërojë komisarin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

    Në një postim në Facebook thuhet se mos emërimi i asnjërit prej dy kandidatëve vë në dyshim zotimin e deklaruar të partive politike për të zbatuar memorandumin e mirëkuptimit me Ambasadën britanike dhe njëherësh dërgon sinjal negativ për profesionistët e pavarur dhe shpresat e tyre për të kontribuuar në institucionet e Kosovës.

    “Procesi i radhës nuk do të mbështetet nga projekti ynë i rekrutimit. Ne nuk do të çojmë poshtë paratë e tatimpaguesve britanikë në proceset e përsëritura që ishin transparente dhe të zhvilluara me rregull, dhe që nxorën kandidatë që i plotësojnë kushtet për emërim”, shkruan Ambasada britanike.

    Postimi i plotë:

    Kemi ndjekur me zhgënjim dështimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të emërojë Komisarin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi më 14 gusht. Procesi transparent dhe meritor, i mbështetur nga projekti ynë i rekrutimit, kishte nxjerrë dy kandidatë të përshtatshëm. Mos emërimi i asnjërit prej tyre vë në dyshim zotimin e deklaruar të partive politike për të zbatuar Memorandumin e Mirëkuptimit me Ambasadën Britanike, por ç’është më e rëndësishmja, dërgon sinjal negativ për profesionistët e pavarur në Kosovë dhe shpresat e tyre për të kontribuuar në Institucionet e Kosovës. Çdo emërim publik do të duhej të merrte parasysh vetëm interesat e vendit dhe të qytetarëve të tij, dhe jo interesin e ngushtë partiak.

    Dështimi i Kuvendit për të emëruar Komisarin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi do t’i lërë qytetarët kosovarë pa mbrojtje të duhur institucionale të privatësisë dhe të dhënave. Kjo gjithashtu do të çojë në përsëritje të procesit të rekrutimit për herë të katërt dhe vonesë të fondeve të BE-së për Agjencinë. Procesi i radhës nuk do të mbështetet nga projekti ynë i rekrutimit. Ne nuk do të çojmë poshtë paratë e tatimpaguesve britanikë në proceset e përsëritura që ishin transparente dhe të zhvilluara me rregull, dhe që nxorën kandidatë që i plotësojnë kushtet për emërim.

    Ne do të vazhdojmë t’i monitorojmë votat e partive politike në Kuvend për pozitat që kanë mbetur në Listën e Pozitave të dakorduara të projektit (shih www.kosovoselection.org), në mënyrë që të vlerësojmë angazhimin tonë me Kuvendin për rekrutim të pavarur, transparent dhe llogaridhënës për pozitat e larta publike.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.