×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedonia paralajmëron rikthimin e masave

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në një intervistë për MKD njoftoi se gjatë stinës së vjeshtës, kur edhe pritet të ketë një hov më të madh të virusit korona sistemi i shëndetësisë po përgatitet për skenarë të rëndë, duke shpresuar se qytetarët do të jenë të vetëdijshëm dhe do t`u përmbahen masave preventive.

    Ai shton se së shpejti do të promovohet plani për restrikcione shtesë në rajonet ku ka shumë pacientë me Covid-19 dhe ku rreziku është më i lartë. Sipas tij kthimi i orës policore, mbyllja e shkollave, mbyllja e objekteve gastronomike si dhe ndalimi i grumbullimeve, janë disa nga masat që mund të merren.

    “Kemi plan për kufizime plotësuese në pajtim me disa masa, do ta promovojmë së shpejti. Kjo do të thotë kufizime shtesë në rajonet ku ka paraqitje të një numri të madh të pacientëve ose është rrezik potencial, në opsion si një nga masat është edhe kthimi i orës policore, mbyllja e shkollave dhe objekteve hotelerike dhe ndalesa e tubimeve”..

    Sipas tij, skenar më i keq do të thotë numër më i madh i pacientëve edhe nga gripi sezonal, të cilët mund t’i okupojnë repartet e njëjta në të cilat tani qëndrojnë të hospitalizuar pacientët me Covid. Në atë kontekst është edhe përgatitja e 16 qendrave Covid dhe spitaleve montuese, të cilat duhet të fillojnë me punë në vjeshtë.

    “Klinikat dhe spitalet kanë plan që ekspertët e tyre t’i menaxhojnë ato spitale mobile, ndërsa qëllimi është Covid-pacientët fizik tërësisht të ndahen nga të tjerët. Mendoj se ky është një sistem i shkëlqyer. Me atë plan që e kanë kryer me plotësimin e numrit të infektologëve, me mjekë specialistë të mjekësisë interne, mundësia t’i rekrutojmë këto mjekë edhe nga shëndetësia primare, të mund të menaxhohet”, thekson Filipçe.

    Ai thekson se nga fillimi i paraqitjes së epidemisë është thënë se sistemi dhe punonjësit shëndetësor nuk munden vetëm ta menaxhojnë krizën dhe për atë nga vlera e jashtëzakonshme është vetëdija te qytetarët dhe respektimi i masave. Në kohë kur po testohen dhjetëra vaksina kundër Covid-19, Filipçe shprehet optimist se një e tillë, do të zbulohet deri në fillim të vitit 2021./KlanMacedonia

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Çmimi i argjendit ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2011, duke kapur vlerën mbi 39 dollarë për ons, me...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Shtëpia e Bardhë tha të enjten se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i telefonoi kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu, për të diskutuar sulmin...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Qeveria britanike ka thënë të enjten se do t’i lejojë personat prej 16 vjeç që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.