×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Tetovë shtohet numri i të infektuarve me Coronavirus, po fajësohen dasmat

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Është rritur numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Tetovë. Shkak për këtë, sipas mjekëve, janë dasmat dhe ahengjet familjare, në të cilat po grumbullohen më tepër se 50 persona, shkruan “Alsat-M”.

    Mjekët kanë bërë thirrje që në dasma të marrin pjesë sa më pak persona.

    “Prej restoranteve kanë kaluar në shtëpi dhe nga aty del se numri rritet, edhe atë rritet në masë të madhe. Tanimë duke marrë një anamnezë më të detajuar, më të thellë, pacientët tregojnë se kontaktet e tyre i kanë pasur pikërisht na ahengje të ndryshme apo nëpër tubimet e varrimeve, sepse ne e dimë se tradita jonë është që të shkosh në ngushëllime apo varrime në numër të madh”, ka thënë mjeku Bekim Ismaili.

    Nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, është apeluar te qytetarët që të lajmërohen dasmat në polici, në të kundërtën do të përballen me ligjin.

    “Lajmërohen qytetarët që kanë ahengjet e tyre, të njëjtat ti paraqesin në numrin 192 apo në stacionin më të afërt të rajonit që i takon me çka policia bën kontrolle nëse respektohen protokollet qeveritare lidhur me organizimin e ahengjeve familjare”, ka thënë Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

    Në Tetovë në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Vatra e zjarrit në Delvinë, e cila është aktive prej disa ditësh rrezikon të përhapet drejt territorit të bashkisë së Gjirokastrës. Që...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mirëpret vizitorin e tij të dytë zyrtar në udhëtimin e tij pesëditor në Skoci sot, ndërsa kryeministri...
    Të tjera
    Vip28 Korrik 2025
    Këngëtarja Egli Tako ka reaguar pas kritikave që mori ditë më parë për një paraqitje të saj skenike, ku kishte kënduar këngë...
    Lajme28 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Paris Guri i cili kishte kërkuar nga ajo “t’i kthente paratë”,...
    Lajme28 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së PDK-së lidhur me moskandidimin e tij për një...
    Kronika28 Korrik 2025
    Një përleshje mes dy personave në Prishtinë ka përfunduar me sulm ndaj një zyrtari policor dhe sekuestrimin e një arme të ftohtë....
    Lajme28 Korrik 2025
    Platforma eKosova ka njoftuar se ka lansuar dy shërbime të reja digjitale në bashkëpunim me Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, të cilat...
    Lajme28 Korrik 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në lidhje me sulmin terrorist ndaj zyrës së Komisionit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.