×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Arbën Xhaferi ishte një prej intelektualëve më të rëndësishëm mbarëshqiptarë

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në tetë vjetorin e vdekjes së Arbën Xhaferi, ka thënë se ai ishte një prej intelektualëve dhe mendimtarëve më të rëndësishme mbarëshqiptarë.

    Ai tutje në një shkrim ka thënë se “Arbën Xhaferi ishte përkrahës i madh edhe i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    “ARBËN XHAFERI ishte një prej intelektualëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm mbarëshqiptarë. Kishte filozofi politike tejet largpamëse dhe ia doli të kontribuoi shumë për faktorizimin politik të shqiptarëve në Maqedoni dhe punoi shumë për shqiptarët në Kosovë. Ishte model i politikanit shqiptar dhe përkrahu fuqishëm çdo proces për të mirën e popullit tonë kudo në rajon, pavarësisht dallimeve politike. Arbën Xhaferi ishte përkrahës i madh edhe i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Më 15 gusht 2012 ai u nda vetëm fizikisht me ne, sepse përjetësisht do të jetojë në zemrat tona. Rruga që lidh Prishtinën me Shkupin e mban me krenari emrin e tij”, ka shkruar Thaçi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.