×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Këshilli i Sigurimit rrëzon rezolutën e ShBA-së për zgjatjen e embargos së armëve ndaj Iranit

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka refuzuar një rezolutë të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara për zgjatjen e embargos së armëve ndaj Iranit, afati i së cilës mbaron në tetor.

    Ky refuzim mund ta shtyjë Uashingtonin që t’i shndërrojë në vepra kërcënimet për prishjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, që do të mund t’i fuste Kombet e Bashkuara në krizë diplomatike, shkruan Free Europe.

    Votimi i së premtes për këtë rezolutë pritej të dështonte në organin me 15 anëtarë për shkak të kundërshtimit të fuqishëm nga Rusia dhe Kina, të cilat e kanë të drejtën e vetos.
    “Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot dështoi që ta mbajë Iranin përgjegjës. Ai ia mundësoi shtetit që është sponsori më i madh i terrorizmit në botë që të blejë dhe të shesë armë vdekjeprurëse dhe i injoroi kërkesat e shteteve në Lindjen e Mesme. Amerika do të vazhdojë të punojë për ta përmirësuar këtë gabim”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pas procesit të votimit të rezolutës.

    Gjatë votimit të rezolutës, njëmbëdhjetë shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit abstenuan, dy e përkrahën atë dhe dy të tjera votuan kundër.

    Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se do ta shtyjnë kthimin e të gjitha sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, nëse dështon votimi i rezolutës për zgjatjen e afatit të embargos për armët. Ekspertët thonë se ky veprim do ta fuste në krizë Këshillin e Sigurimit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur sot lidhur me hetimin që ka ndërmarrë SPAK ndaj kryebashkiakut Veliaj. Ai tha se nuk...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Dhjetë fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme financiarisht të vitit 2024 patën të gjitha një ndikim prej më shumë se 3.8 miliardë eurosh,...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Shumë liderë evropianë kanë reaguar me nderime të përzemërta ndaj lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan James Earl “Jimmy” Carter...
    Të tjera
    Vip30 Dhjetor 2024
    Driloni e ka quajtur ”rrence” Xhenetën, e cila akuzonte atë se e kishte shiquar në momentet e saj intime. ”Kërkush so ka...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Shumë liderë evropianë kanë reaguar me nderime të përzemërta ndaj lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan James Earl “Jimmy” Carter...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, në Ditën e Veteranit, ka shprehur respektin dhe krenarinë për sakrificat e veteranëve të Ushtrisë...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Gresa Caka Nimani ka përfunduar sot mandatin e saj nëntë vjeçar si kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese tha se ajo dha...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Shumë liderë evropianë kanë reaguar me nderime të përzemërta ndaj lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan James Earl “Jimmy” Carter...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.