×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja me thikë në Pejë, 7 muaj burg për të akuzuarin

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit SH.B

    SH.B me datë 07.02.2020, rreth orës 11:20, i akuzuari duke vepruar në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme dhe aftësisë esencialisht të zvogëluar, me thikë të kuzhinës, ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin B.Q, në atë mënyrë që për shkak të një fjalosje verbale, i dëmtuari ngritët nga tavolina e tij dhe shkon te tavolina e pandehurit, ku ky i fundit e nxjerr thikën e kuzhinës dhe në momentin kur i dëmtuari e sulmon me grushta të pandehurin, i pandehuri me thikë e godet të dëmtuarin tri herë, duke i shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore.

    Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 172 e lidhur me nenin 28, si dhe me nenin 12 par.3, si dhe nenit 18 par.2 të KPRK-së.

    Të pandehurit i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim si dhe dënimi plotësues konfiskimi i një thike të kuzhinës.

    I njëjti është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej njëzet (20) euro, si dhe në emër të kompensimit të viktimave shumën prej pesëdhjetë (50) euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditëve, pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë.

    I dëmtuari B.Q, për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

    Pas shpalljes së aktgjykimit të pandehurit i është ndërprerë masa e paraburgimit gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

    Të pandehurit SH.B, gjykata i ka shqiptuar edhe masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, pushimi i kësaj mase do të caktohet nga gjykata kur të vërtetohet se vazhdimi i mëtutjeshëm i këtij trajtimi është i pa nevojshëm, pas raporteve mbi gjendjen shëndetësore dhe mendore për të pandehurin. Në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga ana e të pandehurit, gjykata mund të

    vendosë për ndërrimin e masës në dhe të njëjtit t’i shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm me ndalim.

    Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kujtuar masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 26 vite më parë,...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin...
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.