×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    O’Brien dhe Grenell, nikoqirë të takimit në Shtëpinë e Bardhë

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Nikoqirë të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohen liderët e Kosovës dhe Serbisë, do të jenë këshilltari për siguri kombëtare, Robert O’Brien dhe i dërguari i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

    Kështu bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

    “Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme ndërmjet kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq. SHBA-ja beson se përparimi në çështjet ekonomike është kyç në avancimin e procesit të paqes”, tha ky zyrtar për REL.

    Të premten, Grenell bëri të ditur se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar se i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Grenellit për takim në Shtëpi të Bardhë më 2 shtator. Të dy liderët kanë thënë se në këtë takim do të bisedohet për çështje ekonomike. Ky është takimi i dytë i thirrur nga Grenelli. I pari, i planifikuar për 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.Megjithatë, dialogu mes këtyre dy shteteve ka rinisur më 16 korrik në Bruksel.

    Ky proces, që ndërmjetësohet nga pala evropiane, ka nisur më 2011. Ai ishte bllokuar nga nëntori i vitit 2018, pasi autoritetet e Kosovës patën vënë taksë në mallrat serbe.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për konsultim publik së fundi një projektligj mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Projekti ka ngjallur...
    Lajme28 Prill 2024
    Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatdhetarët në Gjermani e Austri. Këtë të shtune LDK...
    Lajme28 Prill 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një sulm ajror synoi një shtëpi në lagjen Brazil, një zonë me popullsi të dendur në lindje të Rafah. Mijëra njerëz kanë...
    Lajme28 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj...
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Sport28 Prill 2024
    Sot u përmbyll edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës. Ballkani dhe Llapi regjistruan fitore në udhëtim për të vazhduar garën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.