×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj viziton Lipjanin, QKMF-së i dhuron një aparat oksigjen-formues

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë vizitoi sot Komunën e Lipjanit, ku u takua me kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti dhe vizitoi, gjithashtu, edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

    Ai u njoftua nga kryetari i Komunës për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga autoritetet komunale të Lipjanit lidhur me situatën rreth Covid-19 në këtë komunë.

    Ministri Zemaj e njoftoi kreun e Komunës së Lipjanit dhe autoritetet komunale të shëndetësisë për masat e ndërmarra nga Ministria lidhur me Covid-19 si në rrafshin e rritjes së kapaciteteve për trajtimin e të prekurve, ashtu edhe në rrafshin e zgjerimit të testimeve.

    Në takim janë shqyrtuar edhe nevojat e reja që i ka Kujdesi Parësor Shëndetësor në Komunën e Lipjanit konform situatës me Covid-19.

    Me këtë rast, QKMF-së i është dorëzuar një aparat oksigjen-formues, siguruar nga mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut dhe UNICEF-it, që këto ditë i kanë dorëzuar MSh-së 40 aparate të tilla për nevojat e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Sot është gjetur edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar, në lumin Buna. Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjatë vikendit, Policia në Pejë ka sekuestruar 40 motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për shoferët janë lëshuar fletëgjoba pёr kundёrvajtjet: mos...
    Lajme07 Maj 2024
    Mjeku i njohur nga Gjilani, Hajriz Ibrahimi është pensionuar pas 36 vitesh shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve, raporton Front Online. Në vitin...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe në trekëndëshin kufitar Shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri...
    Lajme07 Maj 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri shpreson që Qeveria të veprojë me mençuri tani që Kosova është në...
    Lajme07 Maj 2024
    Ish presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tash kandidat për postin e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi ka thënë se për...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj nga Liberia, Joseph Boakai, me të cilin tha se ka folur për bashkëpunimin...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thekuar se është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të diskutuar mbi...
    Lajme07 Maj 2024
    Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.