×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serbi që shëtiti botën dhe lumturinë e gjeti në Shqipëri

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Kishte udhëtuar nëpër botë vite me radhë, Miami, Ekuador, Sri Lanka, e shumë vende të tjera. Serbi Sërgjan Gligorijeviq nga Beogradi pas disa vite udhëtimi lumturinë e kishte gjetur në Shqipëri si askund më parë.

    “Kam jetuar në Miami për shtatë vjet, dhe pastaj vizitova Ekuadorin për një kohë të shkurtër dhe prej andej shkova në Sri Lanka, ku qëndrova gati për dy vjet. Pas kësaj u ktheva në Beograd, por i njëjti qëllim ishte në kokën time – për të gjetur një vend afër ujit, ku unë do të hapja klubin tim”, thotë Gligorijeviq për “Blic”, transmeton Shqip.

    Idenë që ta vizitojë Shqipërinë ia kishte dhënë një mik. Ai pranon se kishte pasur paragjykime po aq sa frikë.

    “Kur duhej të merrja me qira një apartament, hasa në një njeri që ishte shumë korrekt, te ata (shqiptarët) marrëveshja është gjithçka. U transferova në apartament dhe parkova makinën time me targa të Beogradit aty pranë, mendova se do të prishej përgjysmë gjatë natës, por për çudinë time nuk ndodhi. Në atë kohë, unë tashmë pashë që jo gjithçka ishte ashtu siç më thanë, por se ishte krejtësisht ndryshe. Gjatë një shëtitje rreth Sarandës, ku unë jetoj dhe tani punoj, pashë një tarracë të madhe, ku dikur ka qenë një restorant i madh. Aty më erdhi ideja për të gjetur pronarët dhe të marrë me qira atë vend; ishte buzë detit dhe përmbushte të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia të gjata”.

    Me plot bindje Sërgjan thotë se Shqipëria është e stolisur me bukuri dhe ndershmëri. Siç tregon vet ai, me kalimin e ditëve është vërtetuar se vendi është i shkëlqyeshëm dhe se të gjithë duhet ta vizitojnë.

    Unë jetoj në Sarandë, e cila ka filluar vetëm nga viti 2008 në mënyrë aktive të zhvillojë turizmin; ata nuk janë shumë të mirë në turizëm, por ata dinë të ndritin ditën tuaj, të respektojnë marrëveshjen dhe t’ju argëtojnë.

    Gjatë sezonit, siç është tani, shqiptarët miratuan një ligj për të fikur muzikën në të gjitha baret një orë pas mesnatës në mënyrë që turistët të pushonin dhe të ishin gati për ditët e ardhshme të qëndrimit të tyre, dhe më besoni mua, të gjithë e respektojnë atë. Këtu, të gjithë respektojnë ligjin – thotë gastronomi serb. Porosia e tij është: “Mos dëgjoni histori, ju jeni të mirëpritur këtu”.

    “Unë kam një mesazh të rëndësishëm për të gjithë njerëzit nga Serbia: ju lutem mos i besoni thashethemet, ju të gjithë jeni të mirëpritur këtu. Shqiptarët janë një popull i mrekullueshëm që i respekton të gjitha kombet, unë jetoj dhe punoj këtu dhe e di si është. Nëse gjithçka do të ishte e vërtetë nga ato që thuhen, a do të qëndroja këtu dhe të filloja biznesin tim?”, përfundoi ai/Shqip.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.