×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në pritje të vendimit përfundimtar, qëndrime të ndryshme si të fillojë mësimi në Maqedoni

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Si do të zhvillohet mësimi nga 1 shtatori, sipas paralajmërimeve, është dashur të mësohet më 10 gusht, por në dy ditët e fundit dhe në më pak se tre javë deri në fillim të vitit 2020/2021 nuk ka vendim dhe nuk kumtohen protokollet që i konfirmon Komisioni për sëmundje infektive dhe grupi i punës i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

    Të hënën e shtynë takimin për ditën e djeshme në mëngjes, ndërsa dje takimi nuk u mbajt. Qeveria pasdite kumtoi se në seancë e ka miratuar Informacionin e MASH-it me Plan për mbajtjen e mësimit, me konkluzë ajo të shpërndahet me Komisionin për sëmundje infektive dhe më pas në bazë të mendimit të Komisionit, do të sillet edhe vendim për modelin për organizim dhe zbatim të
    procesit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme.

    Ndërsa qëndrimi i Komisionit në deklaratë e tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe – për shkak të pasigurisë me situatën me Kovid-19 në vjeshtë dhe rreziqet e mundshme nga përhapja e infektimit, mësimi të jetë onlajn, përveç për nxënësit më të vegjël.

    “Qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse është që mësimi të fillojë të realizohet onllajn, përveç për klasat e para në të cilat nevojitet prani fizike e fëmijëve.Frikohemi në këtë situatë, në vjeshtë, kur nuk e dimë se çka mund të na presë dhe me çka përballemi, si dhe të gjitha vendet në Evropë, do të jetë shumë e rrezikshme që të lejojmë që fëmijët të kthehen pa kurrfarë kufizimesh në hapësira të mbyllura”, deklaroi Filipçe duke shtuar të merren parasysh
    rreziqet gjatë transportit nga dhe deri në shkollë, pastaj komunikimi i fëmijëve në pushime, gjatë hyrjes në shkolla, në hapësirat e përbashkëta dhe korridore.

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, megjithatë, të premten prezantoi rezultate nga hulumtimi i MASH-it dhe UNICEF-it për përvojat nga muaji mars qershor 2020 dhe për mendime si të vazhdojë mësimi, sipas të cilëve shumica e drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve dhe prindërve vetëm për hapjen e shkollave dhe për mësim me prani fizike ose të kombinuar me rotacione periodike të nxënësve. Ademi theksoi se mësimi konvencional në klasë është i pandryshueshëm dhe se edhe në vendet më të zhvilluara të cilat, siç tha, kanë kushte të përsosura teknike për e-mësim, nuk e organizojnë në tërësi.

    “Mbizotëron një mendim pozitiv, si në shtabin koordinues të krizave, ashtu edhe në Qeveri, por edhe në institucionet arsimore, që viti shkollor të fillojë me praninë fizike. Sidoqoftë, ka mbetur, tha ai, për të përfunduar modalitetet, protokollet që do të rishikohen edhe një herë në Komisionin e Sëmundjeve Infektive dhe më pas në një seancë të Qeverisë për të vendosur se cili model do të aktivizohet, posaçërisht për cilat rrethana dhe në cilën situatë epidemiologjike”, ka thënë Ademi të premten.

    Peticioni që këto ditë filloi tek ne në internet për mbështetje të mësimit nga shtëpia, e nënshkruan tani më dy mijë qytetarë dhe e kanë dërguar tek institucionet kompetente. Mësimi në distancë, sipas tyre, duhet veçanërisht t’i përfshijë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën për shkak të moshës së tyre dhe pamundësisë në mënyrë të pavarur t’i respektojnë protokollet shëndetësore.

    Paralelisht me modelet e konfirmuara dhe protokollet e harmonizuara si të fillojë viti i ri mësimor 2020/2021, Ministria e Arsimit dhe Shkencës filloi të punojë në krijimin e platformës së unifikuar kombëtar për mësim në distancë sepse përvojat prej tre muajve onlajn mësim kanë treguar kompetenca të pamjaftueshme digjitale tek numri i madh i subjekteve (nxënës, mësimdhënës, prindër), IKT pajisje të keqe (mospasje ose IT pajisje të parregullta, qasje në
    internet).

    Për platformën kombëtare ka edhe plan të veprimit me afate të konfirmuara për të gjitha fazat nga formimi i saj dhe sipas tyre, pritet ajo të jetë funksionale në shtator të vitit 2022, ndërsa do t’i paraprijnë trajnime të mësimdhënësve dhe mësim në IKT pajisjen e nevojshme.

    “Ajo platformë kombëtare nuk do të shfrytëzohet vetëm në krizë, por edhe në aktivitetet e përditshme nëpër shkolla, kombinim i mësimit të rregullt me epërmbajtje dhe do të ofrojë burime të ndryshme dhe qasje të mësimit, kontroll të arritjeve të nxënësve dhe vlerësim të procesit arsimor nga institucionet kompetente. Çmimi është që të vendoset sistem fleksibil të arsimit nga
    distanca, i lehtë për shfrytëzim, i përshtatshëm për nevoja individuale, por edhe i shfrytëzueshëm për mësim në shkolla”, u theksua në dokumentin e MASH-it për vendim sistematik dhe të unifikuar për mësim nga distanca.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.