×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zvicerania që vrau 7-vjeçarin nga Kosova shpallet e papërgjegjshme penalisht

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Sipas gjykatës, ajo ka kryer vrasje, por është e papërgjegjshme për shkak të çrregullimit të saj mental, gjendjes delirante

    Më 21 mars të vitit të kaluar, 76-vjeçarja Alice F. pati vrarë në Bazel nxënësin 7-vjeçar, shqiptarin Ilias M. Gjykata Penale e Bazelit ka shqiptuar sot aktgjykimin.

    Alice F. u dënua me mbajtje në kujdestari të rregullt (në institucion psikiatrik) nga Gjykata Penale në Bazel të martën pasdite, shkruan albinfo.ch duke iu referuar mediave zvicerane. Sipas gjykatës, ajo ka kryer vrasje por është e papërgjegshme për shkak të çrregullimit të saj mental, gjendjes delirante.
    Prokurori publik i Bazelit ka kërkuar tani masën e quajtur kujdestari e rregullt për Alice F. për veprën e saj penale, vrasje, përcjell albinfo.ch. Po ashtu, për prokurorin, duhet të njihet paaftësia e saj për të vepruar (e papërgjegjshme penalisht).

    Mbrojtja e Alice F., e konsideron më të përshtatshëm trajtimin spitalor stacionar të vrasëses, që është një masë më e butë se ajo e kujdestarisë së rregullt (psikiatrisë).

    Përveç zyrës së prokurorit publik, avokati për familjen e viktimës ka kërkuar dëmshpërblim prej 18,000 frangash dhe zhdëmtim prej 185,000 frangash.

    Që në fillim të gjykimit, pensionistjaka rrëfyer se ka vrarë një djalë të vogël vitin e kaluar, shkruan sda.ch.

    Ndërkaq, ajo nuk e sheh fajin për këtë akt tek vetja, por tek autoritetet.

    Prokuroria publike konsideron se gruaja është e papërgjegshhme penalisht (e sëmurë mentale) prandaj kërkon që ajo të mbahet nën masa kujdestarie në institutin përkatës për të sëmurë mentalë, përcjell albinfo.ch.

    Në marrjen në pyetje, e pandehura ka pranuar disa herë se ajo kishte kryer aktin më 21 mars të vitit 2019. Ajo thuhet se ka goditur me thikë një nxënësin shtatë vjeçar gjatë rrugës nga shkolla për në shtëpi.

    “Unë e bëra veprën, më vjen keq, lutem çdo ditë që kjo të mund të zhbëhet”, ka thënë ajo edhe të hënën, kur ka filluar procesi gjyqësor kundër saj.

    Por, gruaja e sheh veten si viktimë të autoriteteve, siç e ka pohuar me forcë disa herë, transmeton albinfo.ch. E pandehura mohon të ketë vepruar në një gjendje deliri. Ajo “nuk kishte zgjidhje tjetër përveç të vepronte ashtu”.

    Ajo gjatë gjithë kohës ktehhet në një pikë, në përgjigjet e saj: Ae si ajo dhe ish partneri i saj janë shtypur nga autoritetet. “Ne jemi trajtuar si gjah në pyll dhe jo si njerëz”, përcjell albinfo.ch. Sipas aktakuzës, çifti ka luftuar kundër autoriteteve që nga viti 1977.

    Një psikiatër mjekoligjor i angazhuar në proces beson se gruaja ka vepruar në gjendje deliri mashtruese dhe se është e papërgjegjshme penalisht.

    Për vite të tëra, ajo ka pasur idenë fikse se është viktimë e autoriteteve, transmeton albinfo.ch. Eksperti mbron vendosjen e saj në një klinikë psikiatrike dhe, ndryshe nga prokuroria publike, jo në kujdestari.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.