×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dumoshi premton mbështetjen e MKRS-së për Malishevën

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Malishevës.

    Ajo fillimisht është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj ku biseduan për projektet të cilat pritet të finalizohen në këtë komunë.

    I pari i kësaj, pas takimit u shpreh se komuna që ai udhëheq ka shumë nevojë për mbështetje për shkak që nuk ka trashëguar asgjë nga e kaluara.

    “Biseduam brenda në zyre për shumë projekte që ka Malisheva. Malishevës i duhet një përkrahje e jashtëzakonshme për arsye se ka qenë komuna e cila nuk ka pasur asgjë të trashëguar nga e kaluara. Kemi pasur vazhdimisht përkrahje dhe jam shumë i bindur që ministrja do ta ketë parasysh të gjitha ato projekte”, ka thënë Begaj.

    Ndërkohë që ministrja Vlora Dumoshi u shpreh se mbështetja për këtë komunë do të jetë më e madhe se që ka qenë në të kaluarën, duke parë edhe nevojën e madhe për hapësira sportive dhe kulturore të qytetarëve.

    “Ne Malishevën e njohim vetëm me një pishinë e cila ka qenë në fshatin Bajë. Tash me MKRS-në, ne i kemi disa projekte, të cilat janë të parapara në vitin 2020/2021. I kemi shtigjet e atletikës. E dimë që komuna e Suharekës ka një histori prej vitit 1999, ku siç zoti Mazrekaj e ka themeluar klubin e atletikës… Sa i përket stadiumit të futbollit, ai ka nevojë edhe për një stadium ndihmës për të cilin biseduam me kryetarin”, tha Dumoshi.

    Dumoshi dhe Begaj vizituan edhe stadiumin e qytetit të Malishevës. Nga aty Dumoshi bëri thirrje që kuvendi komunal i kësaj komune të bashkëpunojë më shumë në të ardhmen, duke shtyrë përpara projektet e përbashkëta të kësaj komune me MKRS-në.

    “Me këtë rast i bëj thirrje si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe kuvendit komunal, asamblistëve të kësaj komune, të cilët kanë ardhur me votën e qytetarëve dhe atyre për të ngritur zërin dhe për të përmbushur kërkesat e qytetarëve që ta përkrahin edhe kryetarin në projekte, të cilat duhet realizuar”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Në Bruksel sot do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit. Kryetari i komisionit Qeveritar për Persona...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët kanë komentuar ardhjen e zarfit të zi në ambientet e shtëpisë së BBVK3. Vullneti dhe Drenusha kanë ironizuar me gjithë situatën...
    Vip15 Janar 2025
    Gresa është hedhur me rroba në pishinë në orët e vona të natës. Kjo pasi e njëjta humbi bastin që e kishte...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot do të ndezin qirinj në...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut në Kosovë. Më 15 janar 1999 forcat policore serbe, njësitet ushtarake dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.