×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    TikTok-ut i del problem edhe në Francë, hapen hetime për cenim të privatësisë

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Vëzhguesi për privatësi të të dhënave në Francë, CNIL, njoftoi të martën se i ka nisur hetimet preliminare ndaj aplikacionit kinez, TikTok, pasi ka pranuar një ankesë në lidhje me këtë platform.

    Aplikacioni që është në pronësi të kompanisë kineze “ByteDance” tashmë është nën hetime rreth privatësisë edhe nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Holandës, shkruan Reuters.

    “Një ankesë për TikTok-un është pranuar në maj. Kjo ankesë tashmë është duke u hetuar”, tha një zëdhënës i vëzhguesit për privatësi të të dhënave.

    Ai refuzoi të jepte më shumë të dhëna për natyrën e ankesës apo për identitetin e paraqitësit të ankesës.

    Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët kanë thënë se ky aplikacion paraqet rrezik për sigurinë kombëtare për shkak të të dhënave personale që kalojnë nëpër të.

    Në qershor, Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave tha se do të formojë një task-forcë për vlerësimin e aktiviteteve të aplikacionit TikTok në vendet anëtare të BE-së pas kërkesës nga një ligjvënës në lidhje me mbledhjen e të dhënave dhe rreziku që paraqitet ndaj sigurisë dhe privatësisë.

    Në maj, vëzhguesi holandez i privatësisë tha se do ta hetojë mënyrën se si ky aplikacion i trajton të dhënat e miliona përdoruesve të moshës së re.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.