×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dështojnë negociatat rreth pakos ndihmëse për ekonominë amerikane

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Kanë dështuar bisedimet mes zyrtarëve të lartë amerikanë në Kongres rreth pakos ndihmëse për rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

    Demokratët dhe republikanët vazhdojnë të mbajnë qëndrime të ndryshme për shumë çështje, përfshirë përfitimet e personave që kanë mbetur pa punë, ndihmën financiare për shkolla dhe dhurimin e mjeteve për shtete.

    Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara është 10.2 për qind, që është shifër më e lartë sesa gjatë krizës financiare të vitit 2008, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

    Dështimi për arritje të marrëveshjes do t’i zhgënjejë dhjetëra miliona amerikanë, të cilët i kanë marrë nga 600 dollarë në javë gjatë pandemisë. Afati i këtyre pagesave skadoi muajin e kaluar dhe republikanët duan që ato të zvogëlohen.

    Të premten, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, mbajti një takim me sekretarin e Thesarit, Steven Mnuchin, dhe shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows.

    Ajo tha gjatë një konference për gazetarë se është e gatshme të ofrojë një kompromis prej një trilion dollarësh rreth pakos prej 3.5 trilionë dollarësh, të miratuar nga institucioni që ajo e udhëheq, por të refuzuar nga Senati me shumicë republikane.

    “Ne zbresim për një trilion, ju ngriteni për trilion. Kemi përgjegjësi morale për të gjetur pika të përbashkëta”, tha Pelosi para gazetarëve.

    Sidoqoftë, republikanët parapëlqejnë një pako prej një trilion dollarësh dhe duan që në marrëveshje të përfshihet mbrojtja ligjore e punëdhënësve nga pretendimet shëndetësore rreth virusit, të bëra nga punëtorët.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Arabia Saudite ka rritur çmimet e naftës së papërpunuar për shumicën e rajoneve, duke ripërtërirë frikën se konflikti Izrael-Hamas mund të zgjerohet...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin të gjithë plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet....
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dashi Ju po përjetoni një periudhë të gjallë dhe të zjarrtë, si në dashuri, ashtu edhe në punë ku një projekt po...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin të gjithë plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet....
    Lajme06 Maj 2024
    Sot janë bërë 27 vjet që prej rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinajt. Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e...
    Lajme06 Maj 2024
    Ngjarjet e ditës 6 maj 2024: 09:00: Kuvendi Komunal i Shtimes mban mbledhje solemne me rastin e dorëzimit të çmimit “Qytetar nderi”...
    Lajme06 Maj 2024
    Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak edhe vranësira. “Për të hënën parashikohet të mbajë...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.