×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i të riut kërkon sqarime: Si u vetëvar djali në shtratin e qelisë që nuk ka më shumë se 1 metër e gjysmë lartësi?

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Egzon Shabani mëngjesin e së premtes u gjet i vetëvrarë në qelinë e tij ku po vuante dënimin.

    Vetëvrasja e dyshuar e djalit nga Vushtrria u krye në në një formë misterioze. Në shtratin e fjetjes në katin e dytë ai kishte thuajse një metër nga vendi ku është varur.

    Për këtë babai i tij, Shaban Shabani, thotë se dëshiron vetëm të dijë rrethanat që çuan djalin e tij deri në këtë akt.

    “E dinim që djali është sigurt aty. Vetëm më kanë thënë se djali ka ndërruar jetë dhe pastaj fëmija e kanë lexuar në gazeta se ka bërë vetëvrasje. Vetëm 1 metër e gjysmë i ka pasë aty, si ka mundur të ndodhë?”.

    “Djali më ka shkuar, por po dua të di se qysh e tek ndodhi e gjithë kjo sepse e di që mund t’i ndodhë gjithkujt, por veç po dua të di çka e ka shtyrë djalin të shkojë deri te vetëvrasja”.

    Babai i tij thotë se djali i vdiq pa e parë një kohë të gjatë.

    “Për herë të fundit kam folur tri ditë para Bajramit. Veç do pare më ka pyetur nëse ia kam dërguar. I thashë se po ia kam dërguar 50 euro.

    Por, më as për Bajram nuk më ka thirrur as asgjë. Ka më shumë se një muaj që s’e kam parë. Por, edhe në herën e fundit kur e kam takuar hiç s’është vërejtur që është i brengosur. I thosha rri mirë dhe sillu mirë se shkon shpejt kohë e lirohesh”.

    “Mos i ndodhtë kjo askujt. Ai ka pasë nevojë për kontrollë e psikiatër”, ka thënë ai për Klanin.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK është e gatshme për zgjedhje, pasi para pak minutash kryeministri Kurti kërkoi bashkëpunimin e...
    Lajme13 Maj 2024
    Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, tha se kryeministri Kurti sonte e ka gjetur mënyrën për të dhënë dorëheqje. Ai tha se Kurti...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e degës së AAK-së në Mitrovicë. Haradinaj me këtë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë lënduar kur një billboard u shemb gjatë një stuhie në...
    Vip13 Maj 2024
    Dua Lipa është një këngëtare, tekstshkruese, aktore dhe modele anglezo-shqiptare e cila ka një pasuri neto prej 32 milionë eurosh. Ajo fitoi...
    Lajme13 Maj 2024
    Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë të hënën në Beograd se Serbia, si vend kandidat për...
    Lajme13 Maj 2024
    Tahhir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave civile ka reaguar pas raportimeve se në Kosovë ka pasur tërmet. “Mjetet e informimit në...
    Lajme13 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur  Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.S, K.B-S, A.U, V.H, G.A, F.Y,...
    Sport13 Maj 2024
    Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka deleguar gjyqtarët për finalen e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës. Në finalen e Ligës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.