×
  • Lajme
  • Lajme

    Forumi Ekonomik i Vjenës propozon ndërtimin i trenit të shpejtë

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Evropa duhet të përmirësojë më tej logjistikën e saj, sidomos nëpërmjet ndërtimit të rrjeteve moderne hekurudhore me shpejtësi të lartë, që mundëson komunikim të shpejtë dhe ulje të mjedisit. Një propozim për Komisionin Evropian – për hekurudha të shpejta është propozuar nga Forumi Ekonomik i Vjenës me një kosto mbi 1 miliardë euro, e ku përfshihet edhe Kosova.

    Forumi i Ekonomik i Vjenës i ka rekomanduar Komisionit Evropian të financojnë ndërtimin e linjave hekurudhore të shpjeta, njëra prej të cilëve propozohet të kalojë edhe në Kosovë. Ringritja pas Covidit, parasheh linjën e cila prekë edhe Shqipërinë do të nisë në Berlin, Çeki, Austri, Kroaci, Bosnjë, Mal i Zi, Bullgari, Serbi, Rumani, Hungari, Maqedoni, Greqi dhe Qipro.

    Profesori i Ekonomisë, Mejdi Bektashi thotë se ky projekt i jep hov të madh zhvillimit ekonomik të Kosovës.

    “Arsyeja është shumë e thjeshtë, investimet janë shumë të mëdha ulin koston e transportit, Komisioni Evropian nuk mund të funksionojë pa trena të shpejtë”, thotë Mejdi Bektashi, profesor i Ekonomisë.

    Hekurudha duhet të lidhë qytetet më të zhvilluara të Evropës me vendet e pazhvilluara siç janë ato të ballkanit perëndimorë. Bektashi thotë se ky projekt është edhe një përgjigje ndaj investimeve ruse dhe kineze në Ballkan.

    “Unë këtë e shoh si një kundërpërgjigje, ndaj influencës kineze dhe ruse për ti zënë korridoret, në trasnportin e mallrave. Propozimi synon ndërtimin e një rrjeti hekurudhor të shpejtësisë së lartë 250-300 kilometër në orë. Në pjesën Shqiptare, hekurudha do të futet në Shqipëri në qarkun e Shkodrës nga Mali i Zi dhe më pas do të vijojë në Lezhë dhe përmes rrugës së Kombit të përshkojë Kosovën”, shton Bektashi.

    Minsitri i Infrastrukturës, Arban Abrashi thotë se është Qeveria është e gatshme të përfshihet në investimet në hekurudha që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

    Rrjeti i ri hekurudhor parashikohet të jetë 18,249 kilometër e gjatë. Shtrirja e kësaj linjë në Ballkanin Perëndimor pritet të ketë një kosto 49 miliardë eurosh. Në Kosovë rrjeti propozohet të ketë një gjatësi prej 166, ndërsa në shqipëri 304 kilometra./RTK

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ndërmarrja “Sport Marketing Prishtina” ka njoftuar se pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur për pesë ditë, nga data 15 korrik...
    Lajme15 Korrik 2025
    Mbrëmë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një darkë pune me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin...
    Lajme15 Korrik 2025
    Shumë shpejt pritet që Kosovës t’i shtohen edhe 350 policë të rinj. Kjo pasi që sapo është mbyllur konkursi i hapur nga...
    Hulumtime15 Korrik 2025
    Mbi 195 milionë euro qarkullim dhe rreth 10 milionë euro fitim të pastër ka siguruar gjatë vitit 2024 kompania me vetëm 2...
    Lajme15 Korrik 2025
    Rreth 90% të bizneseve të mëdha në vend ende nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizim me energji elektrike, për çka, nga muaji...
    Kronika15 Korrik 2025
    Policia e rajonit të Prizrenit, ishte goxha e ashpër me shkelësit e rregullave të trafikut. Afro 3 mijë gjoba janë shqiptuar në...
    Lajme15 Korrik 2025
    Bllokada në Kuvendin e Kosovës ka nisur të bëhet temë edhe në mediat botërore. Rreth përpjekjeve të pasuksseshme të Kuvendit, ka shkruajtur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.