×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Qytetarët e vlerësojnë të vonuar heqjen e pagesës për hyrje në QKUK

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Nga sot hyrja në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të jetë falas. Ky vendim u mor nga drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, e që do të përfitojnë të gjithë pacientët dhe përcjellësit e tyre që vinë në këtë institucion.

    Ky vendim ka evituar edhe pritjet që janë bërë para laurave.

    Por kishte prej tyre që nuk ishin të informuar për këtë vendim, andaj provonin edhe procedurën e rregullt të laurave.

    Halil Fazliu, njëri ndër qytetarët që pati fatin të hyjë pa pagesë, thotë për KosovaPress se ky vendim ka qenë dashur të merret qysh në fillim të pandemisë, pasi shoferët kanë shpenzuar shumë që nga ajo kohë.

    “Mirë është prej 13 marsit me e hekë këto krejt jo tash ende me pas kësi probleme të tjera se po thonë që po ndihmojnë një popullit e këndej nga 1 euro po i merr. Pastaj me të humb kjo 5 euro t’i marrin kështu që mirë paskan ba shyqyr zoti ja paska qellu dikush mbas 80 vjete çlirim” u shpreh Hamit Fazliu

    Edhe qytetari tjetër Shqipërim Gashi mirëpret këtë vendim, por thotë se është i vonshëm.

    “Normal që është lehtësim se kërkush nuk vjen për qejf gjithkush vjen për një zor edhe që në start paguan 1 euro tash najkush ka po shumica e popullit pe dimë në çfarë situate jemi. Shumë është lehtësim u deshtë shumë ma herët me i lirua krejt hapësirat publike”, tha Shqiprim Gashi.

    Një qytetar tjetër thotë se përveç që kanë shpenzuar, janë detyruar edhe të presin në kolona kohë të gjatë.

    “Ma mirë është mu hap na ka ra me pritë ka një gjysmë ore deri sa u hap deri sa u pagua, nuk është ai problem që e paguan 50 cent ose 1 euro po ma mirë është që u hapë se edhe këtu kanë bërë hajni”, tha ai.

    Nuk dihet se deri kur do të zgjasë kjo hapje e hyrje-daljeve, por ky ka qenë vendim i duhur dhe siç duket edhe lehtësim i madh për qytetarët të cilët e kanë pritur shumë mirë vendimin.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.