×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Deputetët kërkojnë që emri i Elizabeta Hasanit të vendoset sa më shpejt në pllakën përkujtimore

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Dy deputetët e grupit parlamnetar 6+, Veton Berisha dhe Albert Kinolli kanë kërkuar që emri i Elizabeta Hasanit shumë shpejt të vendoset në memorialin në Mitrovicën Jugore.

    Në mars të vitit 1999 regjimi kriminal i Serbisë hodhi një granatë në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës. Me atë rast u vranë shtatë njerëz. Gjashtë prej tyre shqiptarë dhe një rome, një vajzë 5-vjeçare. Në pllakën përkujtimore mungon vetëm emri i romes Elizabeta Hasani. E ky veprim ngjalli reagim të shumë activistëve të shoqërisë civile.

    Deputeti , Veton Berisha pret nga përfaqësuesit e institicuoneve përgjegjëse që shprejt të veprojnë dhe të vendosin emrin e vajzës së komunitetit romë në memorialin në Mitrovicë.

    Ai madje publikoi edhe një rast tjetër kur disa martirë të komunitetit egjitpian nuk u varrosën në kompleksin memorial në Potërçë të Klinës, ku edhe kishte ndodhur masakra.

    Berisha: Shpresojmë që shpejt të vendoset emri i Elizabeta Hasanit në memorial

    “Shpresoj dhe lutëm që përfaqësuesit e institucionit përgjegjës të cilët kanë qenë përgjegjës të veprojnë shpejt dhe të vendoset emri nga komuniteti romë Elizabeta Hasanin në memorialin tani më tash të ditur. Në të njëjtën kohë po dua ta bëjë publike edhe një ngjarje e cila është politik e përafërsisht e ngjajshme është fjala për masakrën e fshatit Potërçë komuna e Klinës ku tre pjesëtarë të komunitetit egjiptian janë martirë të kësaj masakre..Devë Lani, Ymeri Çuni dhe Metë Çuni nuk janë pjesë e varrezës së martirëve dhe janë në varrezat e të vdekurve në kushte normale dhe ky rast dhe ai I Elizabetës na bënë si komunitet me u shqetësua se çka mund të bëjmë ne si komunitet më tepër që kontributi ynë të vlerësohet për këtë Kosovë“, tha ai.

    Edhe Alber Kinolli e përkrahu bashkëparitakun e tij, ndërsa tha se nga takimi me kryetarin e Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri është njoftuar se ky lëshim ka ndodhur në mungesë të informacionit.

    Kinolli: Kryetari I Mitrovicës më njoftoi se për shkak të mungesës së informacioneve nuk është vendosur emri I Elizabeta Hasanit në kompleksin memorial

    “Shprehi indinjatën time të thellë me rastet që i përmendi kolegu ynë Veton Berisha pajtohem me të dhe dua t’I përgëzoj të gjithë ata individ nga shoqëria civile dhe aktivist që e sensibilizuan këtë ngjarje që ka të bëjë me rastin e Elizabeta Hasani 5 vjeçare …Nga kryetari I komunës jam njoftuar se ky lëshim ka ndodhur si I paqëllimshëm dhe në mungesë të informacioneve edhe pse komuna e Mitrovicës ka bërë zgjidhje publike për të gjithë ata që kanë informata për viktimat dhe të lënduar të lajmërohen në komunë. Mirëpo deri në atë moment nuk ka pasur asnjë njoftim”, tha ai.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.