×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rrëzimi i qeverisë Hoti, Rexhep Selimi kërkon votat e deputetëve për mocionin e mosbesimit

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë e rregulltë plenare.

    Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka kërkuar përkrahjen e deputetëve për mocionin e mosbesimit të inicuar nga partia e tij.

    Në këtë kontekst, ai ka përmendur menaxhimin e dobët sipas tij të pandemisë, dhe shifrat e larta të vdekjeve dhe të të infektuarve, të cilat ai i quajti shifra lufte.

    “Si pasojë e mosmenaxhimit të situatës, COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit. Statistikat janë statistika lufte. Njerëzit po vdesin edhe pse nuk po u ofrohet ndihmë nga qeveria. Spitalet tashmë nuk mund t’i pranojnë të infektuarit. Shumica edhe mund të jeni në anën e të infektuarve. Kriza tashmë ka metafizuar në shumë dimensione. Ndoshta nuk keni kohë të merreni me pandeminë, sepse shumë pazare duhet t’i mbani në ekuilibër”, ka thënë ai.

    “ Që kur erdhët në objektin e qeverisë e deri sot, ju e sollët situatën në rekorde të zeza. Ju thamë në mars se po gaboni, ju gabuat me qëllim. Ju gabuat me dashje, prandaj kjo ua shton barrën dhe peshën e përgjegjësisë. VV ka hapur një shteg për të dalur nga kjo situatë, është mocioni i mosbesimit. Prandaj ftoj deputetët që të kalojnë nëpër këtë shteg dhe t’i japin përkrahje këtij mocioni të mosbesimit”, tha Selimi.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/931146197405411/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.