×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Fillon publikimi i pasurisë së zyrtarëve publikë

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), ka filluar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë.

    Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë kishte nisur në fillim të marsit, por shkak i situatës së krijuar nga COVID-19, AKK pati shtyhet et afatin e deklarimit deri më 19 qershor.

    “Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik. Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë ka filluar më 03.03.2020, por duke pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Publike dhe Qeverisë së Kosovës, AKK ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë deri më 19.06.2020, duke ofruar mundësi dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë zyrtarët e lartë publik për deklarimin e pasurisë”, thuhet në komunikatën për media.

    Zyrtarët të cilët kanë ndonjë shqetësim nëpër vërtetësinë e informatave të publikuara nga AKK, do të mund të kontaktojnë agjencinë.

    “Marr parasysh situatën e krijuar gjatë kësaj periudhe, Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje zyrtarëve të lartë publik që janë të përfshirë në regjistrat e publikuara dhe që kanë ndonjë shqetësim për vërtetësinë e informatave të publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, apo në e-mail adresën: [email protected] me qëllim të evitimit të gabimeve apo lëshimeve teknike eventuale që mund të kenë ndodhur gjatë procedimit të të dhënave nga formularët e deklarimit të pasurisë në regjistrat e deklarimeve të pasurisë”, thuhet tutje në komunikatë.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Ekonomi27 Prill 2024
    Kryetari i Pejës njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, del se ka një pasuri të madhe. I pari i Pejës në...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA, ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private....
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kujtuar Masakrën e Mejës në ditën e të zhdukurve me dhunë. Gërvalla tha se...
    Lajme27 Prill 2024
    Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të...
    Lajme27 Prill 2024
    Pas një jave me mot të paqëndrueshëm dhe me ulje të temperaturave, fundjava në bregdetin e Shëngjinit mbetet destinacioni i preferuar për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.