×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ish-Bordi i KEK-ut: Arsyetimet e Qeverisë për shkarkimin tonë janë të paqëndrueshme

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Ish- Bordi i KEK-ut, ka dalë me një reagim në të cilin thonë se janë shkarkuar nga Qeveria Hoti me arsyetimin se nuk e kanë përfillur rekomandimin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike e cila përfaqëson Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, për pezullimin e procedurave të rekrutimit të pozitave të larta në ndërmarrjet publike.

    Ata thanë se arsyetimet për shkarkimin e tyre nuk janë fare të qëndrueshme. Duke shtuar se gjatë periudhës sa ishin në pozitë ia dolën që të marrim vendime që i kthejnë menaxhmentit në KEK integritetin dhe qeverisjen e mirë, si dhe transparencë dhe llogaridhënie.

    Reagimi i plotë:

    Dje, më datë 04/08/2020 kemi pranuar informatën se është bërë shkarkimi ynë nga Qeveria Hoti, më arsyetimin e se nuk e kemi përfillur rekomandimin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike e cila përfaqëson Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, për pezullimin e procedurave të rekrutimit të pozitave të larta në ndërmarrjet publike kinse deri në zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me Ambasadën Britanike për asistencë në përzgjedhje meritore të pozitave të larta dhe udhëheqëse në Ndërmarrje Publike.

    Fillimisht, Ju lutem na lejoni tju informojmë që ne Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës e kemi marrë këtë detyrë nga Qeveria Kurti, më datë 23/04/2020. Pranimi i kësaj detyre ishte një obligim dhe përgjegjësi për ne duke e pasur parasysh rëndësinë e korporatës për vendin, si dhe situatën e krijuar në korporatë nga parregullsitë dhe shkeljet e adresuara nga kjo Qeveri, bazuar edhe në gjetjet e auditorit. Për periudhën 103 ditëshe kemi pasur nderin të mbështesim dhe ndihmojmë punën e vyer të profesionistëve dhe punëtorëve/eve në dobi të KEK-ut.

    Kjo periudhë edhe pse jo e gjatë dhe aspak e lehtë, së bashku me menaxhmentin dhe punëtorët/et, ne ia dolëm që të marrim vendime që i kthejnë menaxhmentit në KEK integritetin dhe qeverisjen e mirë, si dhe transparencë dhe llogaridhënie.
    Por, krahas situatës së pandemisë nëpër të cilën po kalon vendi ynë, në përgjithësi, si dhe korporata KEK në veçanti, ne kemi mbajtur disa takime dhe kemi marrë një sërë vendimesh me rëndësi për korporatën:
    ➢ Të gjitha gjetjet dhe shkeljet e identifikuara janë adresuar tek organet kompetente;
    ➢ Kemi inicuar auditim për departamente të korporatës për të identifikuar shkeljet dhe parregullsitë në të;
    ➢ Kemi vendosur për përpilimin e Strategjisë Zhvillimore të KEK-ut për periudhën 2020-2025, e cila i mungonte Korporatës, në konsistencë me planin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik. Gjithashtu, kemi propozuar krijimin e Grupit punues përkatës;
    ➢ Kemi siguruar mbështetje për Planin e shkurtimit të shpenzimeve; ➢ Kemi inicuar kërkesë për studim të fizibilitetit për Termocentralin Kosova A dhe kemi aprovuar buxhetin per studim të fizibilitetit;
    ➢ Me qëllim të inventarizimit të pronës, është udhëzuar trajtimi i çështjeve pronësore përmes një Task Force të Brendshme;
    ➢ Kemi siguruar mbështetje për opsionin e inxhinierëve dhe të ekspertëve të KEK-ut për përcaktimin e Fushës VERI N1 (Sibovci Jug-Perëndimor) si orientim strategjik i korporatës për prodhimin e qymyrit, dhe në këtë kontekst është kërkuar shqyrtimi i arsyeshmërisë së vendimeve dhe punëve (kontratave) të kryera në zonën JUG (S.1.2);
    ➢ Për të sforcuar kapacitetet profesionale, kemi vendosur për fillimin e një programi të trajnimit – Intership dhe praktikë për të rinjtë dhe të rejat e Komunës së Obiliqit dhe Fushë Kosovës në qendrën trajnuese të KEK-ut si dhe në divizionet e prodhimit të KEK-ut;

    ➢ Është iniciuar propozimi për krijimi i një fondi të bursave për të rejat dhe të rinjtë nga Republika e Kosovës që studjojnë në degët deficitare dhe strategjike për KEK-un;

    ➢ Është bërë kërkesë për adresimin e çështjeve të përgjegjësisë sociale në KEK për raport me komunitetin në komunën e Obiliqit dhe atë të Fushë Kosovës;

    ➢ Udhëzim për pajisje të korporatës me Leje Mjedisore konform Ligjit të Kosovës si dhe aplikimi e zbatimi i këtyre standardeve të ndikimeve mjedisore;

    ➢ Janë inicuar veprime për përmirësimin e kornizës ligjore ekzistuese dhe krijimit të asaj të re në fusha të ndryshme, si: ajo e auditimit, kontrolleve të brendshme, punës së Bordit, etj. Ne si Bord i përkohshëm i KEK-ut, gjithashtu kemi bërë shkarkimin e zyrtarëve të lartë të cilët kanë qenë të involvuar në parregullsitë dhe gjetjet e aksionarit, si dhe kemi emëruar ushtrues detyre për këto pozita.

    Për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv e kemi hapur konkursin publik, duke respektuar në përpikshmëri rregullat dhe ligjet e aplikueshme, dhe të gjithë procesin e kemi zhvilluar në nivel të lartë transparence. Shih për këtë, ne kemi takuar partnerët monitorues, përfaqësues të BIRN si dhe përfaqësues të zyrës Britanike, por për shkak të situatës së krijuar me COVID-19 në korporatë dhe duke qenë se e kemi prioritizuar shëndetin e punëtorëve/eve ne e kemi shtyer fillimin e këtij procesi. Bazuar në këtë, konstatimet e Qeverisë Hoti të cilat janë marrë për arsyetim nuk janë fare të qëndrueshme. Në referimin e devijuar të Ligjit për Ndërmarrje Publike ka qenë e vetmja mundësi për të formuluar një paragraf për shkarkim – “pa arsyetim”.

    Gjithashtu, ju lutem na lejoni tju rikujtojmë që këto pozita të larta në periudhat e mëparshme janë përzgjedhur me prezencë të monitoruesve, por vendimet e tyre kanë qenë në dëm të korporatës dhe shkeljet e parregullsitë kanë qenë të njëpasnjëshme. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ju lutem na lejoni që krejt në fund, tju shprehim konsideratën tonë që përgjatë kësaj periudhe ne si Bord i Përkohshëm i KEK-ut bashkë me Menaxhmentin i kemi dhënë një kahje ndryshe qeverisjes së Korporatës, me qasje profesionalizmi dhe lutemi e besojmë që do të duhej të ndiqet edhe nga pasuesit tonë.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në Kosovë. Ai ka hyrë në fuqi në mars të...
    Lajme05 Maj 2024
    Përpjekjet e pushtetit për ta kaluar Kodin Civil nuk do të jenë edhe të lehta, pasi kundërshtitë që do të hasë Qeveria...
    Lajme05 Maj 2024
    Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit nga kjo komunë. (Salla e Kuvendit...
    Të tjera
    Lifestyle05 Maj 2024
    Dashi Ju keni një ndjenjë të rinovuar drejtimi. Posedoni më shumë forcë se zakonisht. Po bëni ndryshime të rëndësishme intelektuale dhe shpirtërore....
    Lajme05 Maj 2024
    Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit nga kjo komunë. (Salla e Kuvendit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë festën e Pashkëve. “Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka...
    Lajme05 Maj 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të marrin karakter zhvillimi, kryesisht në...
    Sport05 Maj 2024
    Boksieri shqiptar Robin Krasniqi, ka triumfuar në duel me portugezin Jorge Silva, duel ky i zhvilluar në kategorinë gjysmë të rëndë. Junikasi...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.