×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rrëfimi i gruas që shpëtoi jetën e burrit pas shpërthimit në Bejrut

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kryeqytetin libanez, Bejrut, ku raportohet se kanë ndërruar jetë së paku 100 persona gjersa janë lënduar katër mijë të tjerë.

    Një prej të mbijetuarave është edhe Chadia Elmeouchi-Noum, e cila tregon tmerrin që kaloi me rastin e aksidentit që ndodhi në portin detar.

    Ajo tregon se kishte vrapuar nëpër xhama të copëtuara për të shpëtuar burrin e saj, Anthony, i cili pas shpërthimit kishte mbetur nën gërmadhat.

    “Kishte xhama kudo dhe isha duke u prerë, por mua më duhej të arrija tek ai”, tha ajo për BBC-në, transmeton Telegrafi.

    “Ai nuk po më përgjigjej dhe pastaj pashë që ishte shtrirë në dysheme, kishte kudo gjak. Ai kishte një pjesë të dritares mbi kokë dhe një pjesë të murit mbi këmbë. I rridhte gjak nga koka. Unë u përpoqa ta ndaloja, por ishte kot. Unë bërtita për ndihmë, por pati aq shumë kaos sa që mendova se askush nuk do të më dëgjojë dhe ai do të vdesë këtu – unë duhet të bëj diçka”, pohoi Chadia.

    Ajo arriti të kërkojë ndihmën e portierit të ndërtesës për ta nxjerrë jashtë, ku një i huaj i ofroi ta dërgonte me veturë në spital.

    “Rrugët ishin kaotike. Kishte njerëz kudo. Ne e çuam në spital. Disa minuta pasi mbërritëm ata futën në dhomën e urgjencës dhe nuk e lejuan askënd më brenda”.

    “Ata u përpoqën të më detyronin të largohesha, por unë u fsheha në një dollap. Nuk doja të shkoja, doja të sigurohesha që ai ishte mirë. Tani është operuar në tru dhe jam duke pritur jashtë dhomës ku është”, përfundoi Elmeouchi-Noum.

    Ndryshe, raportohet se shkaktar i shpërthimit ishte lënia pa kujdes e një kimikati në portë, i cili bëri që të shkrumbohej një pjesë e qytetit të Bejrutit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Çmimi i argjendit ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2011, duke kapur vlerën mbi 39 dollarë për ons, me...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Shtëpia e Bardhë tha të enjten se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i telefonoi kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu, për të diskutuar sulmin...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Qeveria britanike ka thënë të enjten se do t’i lejojë personat prej 16 vjeç që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.