×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI kundër vendimit të Zemajt për shfuqizimin e udhëzuesit administrativ të rregullimit të çmimeve të barnave

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Pas vendimit të Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për shfuqizimin e Udhëzuesit Administrativ për rregullimin e tavanit të çmimeve të barnave, Instituti Demokratik i Kosovës me anë të një komunikate për shtyp shpreh shqetësimet lidhur me largimin e çfarëdo mase të cilat ndikojnë në rregullimin e çmimeve në sektorin farmaceutik, siç theksojnë, në kohën më të vështirë të përballimit me krizën shëndetësore të krijuar me pandeminë COVID – 19.

    “Bazuar në raporte të ndryshme të cilat tregojnë për rritje enorme të çmimeve dhe ngrisin shqetësime rreth sinqeritetit afarist në këtë sektor, si në aspektin e blerjeve publike po ashtu edhe në atë private, konsiderojmë se shfuqizimi i këtij Udhëzuesi Administrativ pa masa tjera të gatshme për parandalimin e keqpërdorimeve me barna është i dëmshëm për qytetarin, tashmë edhe më të varfëruar si pasojë e pandemisë”.

    “Kujtojmë se Udhëzimi Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale kishte për qëllim të përcaktonte dhe rregullonte çmimet e produkteve medicinale për shitje me shumicë dhe pakicë në sektorin privat. Shfuqizimi i këtij udhëzuesi do të lejojë që qytetarët përsëri të blejnë barna të njëjta me çmime të ndryshme në barnatore si dhe qeveria të pranojë ofertat nga operatoret ekonomik me çmime të larta. Kosova është ndër shtetet e pakta në Evropë që nuk e ka të rregulluar tregun farmaceutik”.

    “Sipas sqarimeve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, problemet lidhur me implementimin e këtij Udhëzuesi Administrativ në shumicë i atribuohen kapaciteteve dhe dyshimeve brenda Komisionit për përcaktimin e çmimeve referente dhe jo specifikisht dokumentit të shfuqizuar. Për më shumë, ky vendim është marr pa konsultime paraprake me publikun dhe hisedarët në proces për të trajtuar ndikimet potenciale në të gjitha fushëveprimtaritë”.

    “Instituti i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që urgjentisht të shqyrtojë të gjitha opsionet për mbrojtjen e qytetarëve dhe buxhetit shtetëror nga keqpërdorimet potenciale me çmimet e barnave, dhe të hartojë me urgjencë bazën ligjore dhe infrastrukturën implementuese për mbikëqyrjen e tregut farmaceutik”.

    “Gjithashtu, Instituti kërkon edhe nga Kuvendi i Kosovës që përmes mekanizmave të tij të hetojë arsyet e këtij shfuqizimi dhe me qëllim të përfaqësimit të interesave të qytetarëve të rris mbikëqyrjen së punës së ekzekutivit veçmas gjatë kësaj periudhe të vështirë të përballjes me pandeminë aktuale”, thuhet në reagimin e KDI-së.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.