Tërmkolli në një intervistë për Front Online ka folur edhe për mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm.
Ka thënë se nëse ajo do të mbahej do të duhej të diskutohej edhe për personat që e ngritën atë si pasojë e politikave të gabuara të VV-së.
“Në atë takim do të duhet të diskutohej edhe për qasjen e këtyre që e bënë Vjosën edhe për Vjosën, sepse në fakt Vjosa është një produkt i disa politikave të gabuara që janë bërë brenda politikave të LDK-së. Ka kohë që LDK-ja është mbyllur brenda interesave shumë të ngushta të grupacioneve të caktuara që po e dëmtojnë dhe po e çojnë pashmangshëm në humbje pas humbje”, ka thënë Tërmkolli për Front Online.