×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kreditë në Shqipëri bëhen më të lira se asnjëherë

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favorshme se asnjëherë tjetër.

    Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit (për të gjitha afatet e maturimit) të huave të reja në lekë të dhëna për individët, bizneset dhe organizatat jo fitimprurëse ishte 5.45%, duke shënuar një nivel minimumi historik. Në krahasim me një muaj më parë, interesat janë 0.11 pikë përqindjeje më të ulëta, ndërsa në krahasim me një vit më parë janë 0.51 pikë përqindje më pak.

    Reduktimi i normave të huave ka ardhur si rrjedhojë e politikës monetare lehtësuese që po ndjek Banka e Shqipërisë, e cila ka ulur normën bazë në nivele minimale historike prej 0.5% pak muaj më parë, në një përpjekje për të ulur koston e lekut, me qëllim nxitjen e ekonomisë së sëmurë nga pasojat e Covid-19.

    Për të gjitha maturitetet, interesat janë ulur në qershor, me përjashtim të kredisë 1-3 vjeçare.

    Ndryshe nga leku, kreditë në euro janë shtrenjtuar lehtë në qershor, por gjithsesi ato mbeten të lira, me një normë mesatare vjetore prej 4.04% (nga 3.79% muajin e mëparshëm).

    Huat për shtëpi në rritje të lehtë

    Ndryshe nga tendenca e përgjithshme, huat për blerje banese në lekë kanë shënuar një rritje të lehtë në qershor. Gjithsesi, kosto e kredisë për të marrë në pronësi një apartament vijon të mbetet afër nivelit minimal historik.

    Sipas statistikave të BSH, norma mesatare vjetore në qershor ishte 3.65%, nga 3.55% muajin e mëparshëm dhe 4.21% që arriti në prill, kur situata e krijuar nga pandemia e la pezull tregun e shit- blerjes së banesave.

    Edhe në euro, huat vijojnë të mbeten të lira, duke rezultuar rreth 3.085 në shtator.

    Diferenca mes interesave të huave në lekë dhe euro është zvogëluar ndjeshëm, duke e bërë praktikisht një rrezik të kotë që të marrësh hua në euro, në momentin që të ardhurat i ke në lekë. Më herët, individët nxiteshin të disbursonin hua në monedhën e përbashkët, pasi diferenca mes interesave ishte e ndjeshme. Por, në momentin që ata i kishin të ardhurat në lekë, kjo i ekspozonte ata ndaj rrezikut të zhvlerësimit të lekut, duke i bërë më të shtrenjta këstet në euro (pasi do të duheshin më shumë lekë për të njëjtën sasi në euro) dhe si rrjedhojë humbjet nga lëvizjet e kursit mund të ishin më të mëdha sesa fitimi që vinte nga diferenca e interesave.

     

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Gjermania thirri për konsultime të dërguarin e saj në Moskë, pas dyshimeve se spiunët ushtarakë rusë kanë hakuar emailet e anëtarëve kryesorë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Babai i Alma Bushati-Arrëzit, nënës e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Vëllai i Ergys Arrazit, që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve e se kjo më pas ka kryer vetëvrasje,...
    Të tjera
    Vip06 Maj 2024
    Fansat dhe familja e Bradley Cooper dhe Gigi Hadid thuhet se shpresojnë që dyshja të fejohen së shpejti. Burime të Entertainment Tonight...
    Vip06 Maj 2024
    Modelja dhe tani edhe moderatorja e njohur, Afrona Dika ka njoftuar se ka pranuar një dhuratë. Këtë e ka bërë të ditur...
    Lajme06 Maj 2024
    As komuna e Skenderajt nuk është se po i shpëton kontratave të negociuara. Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik...
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar përfshirjen e politikanëve shqiptarë në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore. Meta në një prononcim për FrontOnline,...
    Sport06 Maj 2024
    Arsenali raportohet se ka hapur bisedimet për të transferuar sensacionin brazilian Estevao Willian, i cili njihet ndryshe si “Messinho”. Sipas mediumit brazilian...
    Lajme06 Maj 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka marr pjesë në panelin e parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.