×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    MSH Maqedoni: COVID-19 në i rrezikshëm për personat e moshuar, respektimi i masave i domosdoshëm

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se Covid-19 shkakton vdekje më të madhe te personat në moshën mbi 60 vjet dhe te personat me gjendje themelore mjekësore, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje kronike të frymëmarrjes, diabet dhe karcinom.

    Nga MSH thonë se edhe më të moshuarit të cilët zakonisht kanë edhe komorbiditete të tjera, si dhe më të rinjtë duhet në tërësi t’i respektojnë masat për mbrojtje – mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe higjienë të shpeshtë të duarve, bëjnë thirrje nga Spitali i Specializuar për Mjekësi Gjeriatrive dhe Palliative “13 Nëntori” – Shkup.

    “Objektet për kujdes afatgjat, siç janë spitalet e gjeriatrisë, bujtinat për kujdes palliativ, shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat rehabilituese, janë objekte të cilat kujdesen për njerëzit të cilët vuajnë nga komorbiditete të shumta dhe për këtë mbrojtja nga përhapja dhe transmetimi i Covid-19 është shumë e rëndësishme”.

    “Personat të cilët mjekohen dhe qëndrojnë në institucione për kujdes afatgjate janë popullatë e ndjeshme e cila është e ekspozuar në rrezik më të madh për rezultat më të pafavorshëm dhe për infeksion për shkak të qëndrimit në afërsi të të tjerëve. Për këtë këto institucione duhet të marrin masa të veçanta të kujdesit që t’i mbrojnë shfrytëzuesit e tyre të shërbimeve dhe të të punësuarve. Veçanërisht është i rëndësishëm parandalimi i infeksionit dhe aktivitetet e kontrollit mund të ndikojnë në shëndetin mental dhe mirëqenien e shfrytëzuesve të shërbimeve dhe të punësuarve, veçanërisht përdorimi i pajisjes personale mbrojtëse dhe kufizimit, gjegjësisht ndalesës së vizitorëve dhe aktivitetet grupore”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Ata shtojnë se në këtë moment në institucion ka kapacitet të plotë spitalor prej 300 shtretërve, ndërsa janë përmbushur gjithsej 269 shtretër.

    “Po bëhen protokolle të ashpra dhe masa të përforcuara mbrojtëse për siguri si të shfrytëzuesve të shërbimeve, ashtu edhe të personalit spitalor. Pas ndërprerjes së shkurtër, tashmë nga 1 qershori institucioni filloi përsëri me pranim të pacientëve me procedurë të posaçme e cila përfshin trijazhë të shfrytëzuesve të shërbimeve me qëllim që të mbrohen mbrojtësit tjerë nga hyrja e virusit nga jashtë”.

    “Me zbatim dinjitoz të të gjitha masave për mbrojtje nga përhapja e virusit, institucioni është i sigurt. Që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 gjithsej të sëmurë të regjistruar në institucion ishin pesë të punësuar dhe katër shfrytëzues të shërbimeve, ndërsa respektimi dinjitoz i masave pengoi përhapjen e virusit në kuadër të institucionit”, qëndron në kumtesë.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave (njëra me targa nga Kosova), në Gostivar. Sipas...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e radhës, të cilën ajo e quajti “për identitet e dinjitet”. Sinani...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.