×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria gjermane: E papranueshme protesta me 20,000 njerëz në Berlin

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Qeveria gjermane i ka akuzuar për shfrytëzim të papranueshëm të së drejtës për protestë dhjetëra mijëra njerëz që u tubuan gjatë fundjavës për t’i kundërshtuar masat kufizuese.

    Rreth 20,000 persona morën pjesë në të ashtuquajturën “ditë e lirisë” të shtunën. Shumica prej tyre nuk patën maska dhe nuk e respektuan distancën fizike mes njëri-tjetrit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Turma u dëgjua duke brohoritur “Ne jemi vala e dytë” përderisa marshonte pranë Portës së Brandenburgut, duke bërë thirrje për rezistencë dhe duke e cilësuar pandeminë si teorinë më të madhe konspirative.

    Të hënën, zëdhënësja e kancelares Angela Merkel, Ulrike Demmer, tha se protestuesit që nuk përdorën maska dhe që nuk e respektuan distancën sociale e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të protestuar dhe nuk justifikohen në asnjë mënyrë.

    Ndonëse e drejta për të protestuar është e rëndësishme, pamjet e kësaj fundjave ishin të papranueshme, tha zëdhënësja Demmer, e cituar nga një agjenci franceze e lajmeve.

    Policia gjermane tha se 45 pjesëtarë të saj janë lënduar gjatë këtyre protestave.

    Numri i rasteve të koronavirusit në Gjermani ka shënuar rritje në javët e fundit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.