×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Wilson: Vuçiq po e përgatit Serbinë për vendime të vështira rreth Kosovës

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke i përgatitur qytetarët për vendime të vështira në lidhje me çështjen e Kosovës, pasi thotë se për vendin nuk janë ditë të lehta.

    “Unë e përshëndes ndihmën e presidentit Vuçiq në përgatitjen e Serbisë për këtë proces dhe për negociatat. Një bisedë e sinqertë me publikun, është më se e nevojshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, për faktin se do të ketë vendime të vështira dhe kompromiset janë të domosdoshme”, tha Wilson, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

    Wilson tha se guximi politik dhe udhëheqja janë të nevojshme që njerëzit të përqendrohen në të ardhmen.

    “Unë jam i impresionuar nga kjo dhe shpresoj që kjo është vetëm një pjesë e procesit të përgatitjes së publikut për disa vendime. Një burrështetasit të cilët janë në gjendje të shohin se çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të thotë kjo për shtetin e tyre për pesë, 10, 20, 30 vjet. Kjo është ajo që po ndodh tani, përgatitja e publikut që të kuptojë se kjo gjë është me të vërtetë e mirë për këto shtete”, tha Wilson.

    Ai tha se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e qartë dhe të largojë pengesat që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian si dhe Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

    “Ajo për të cilën ne po flasim është se kufijtë në rajon duhet të jenë më pak të rëndësishëm dhe mendoj se kjo marrëveshje mund ta shpejtojë një gjë të tillë, por duhet që të dyja palët të bien dakord për këtë, dhe ne nuk do të diktojmë diçka të tillë. Këshilli Atlantik po i sheh dhe mbikëqyrë të gjitha këto, por as Shtetet e Bashkuara të Amerikës as Bashkimi Evropian nuk do të diktojë asgjë,” tha Wilson.

    Këshilli Atlanik, më 29 korrik mbajti një samit virtual me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ranë dakord që të përshpejtojnë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në rajon.

    Ata u zotuan se do t’i eliminojnë barrierat që kanë penguar rritjen ekonomike, si dhe u pajtuan që të ndiqet një plan për të tërhequr investimet e huaja direkte në rajon, sidomos tani kur ekonomitë e këtyre vendeve janë duke u përballur me pasojat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

    Ndërkaq, pas 20 muajsh ndërprerje, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rifilloi më 16 korrik.

    Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan dhe thanë se kanë biseduar për çështjen e të pagjeturve dhe për çështjet ekonomike.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kryeqyteti i Tajvanit, Taipei, e shndërroi qytetin në një arenë stërvitjeje të sigurisë kombëtare. Në orën 13:30 të ditës së enjte, celularët...
    Lajme17 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje, rreth orës 11:34 në rrugën “Garibaldi”, në qendër të Prishtinës, ku një person ka rënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se kanë ndarë mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e 2025-s. Në...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, për herë të 47-të me radhë, duke vazhduar krizën institucionale që ka...
    Kronika17 Korrik 2025
    Një motoçiklist është goditur nga një kamion të mërkurën në Prizren. Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin, është arrestuar...
    Kronika17 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar një burrë, derisa policia rastin e ka...
    Kronika17 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kishte sulmuar seksualisht një tjetër. Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kreu i Nisma Socialdemokrate dhe ai i Vetëvendosjes, pritet të mbajnë takim dy palësh më së largu deri të dielën Detajet e...
    Ekonomi17 Korrik 2025
    Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pas vendimit të Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.