×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Festa në distancë në mbarë botën, sakrificë e Bajramit të sivjetshëm

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Qindra mijëra adhurues janë mbledhur në të gjithë botën për të kryer ditën e parë të lutjeve për festën e Bajramit, por në distanancë.

    Myslimanët në shumë vende të botës po shënojnë Kurban Bajramin në muajin e 12-të dhe të fundit të kalendarit hënor mysliman.

    Ngjarja shënon gjithashtu fundin e Haxhit, një pelegrinazh pesëditor në qytetin e shenjtë të Mekës së Arabisë Saudite.

    Në Stamboll, mijëra u mblodhën në xhaminë Hagia Sophia në orët e para të mëngjesit të së premtes për të marrë pjesë në lutjet e Bajramit për herë të parë që nga kthimi i ndërtesës ikonike në xhami.

    Në Indonezi, që është shtëpia më e madhe në botë e myslimanëve, njerëzve u lejohej të ndiqnin lutjet e Bajramit në xhami nën udhëzime të rrepta shëndetësore, duke përfshirë edhe obligimin që të merrnin me vete sexhadet (tepih i vogël) e lutjes dhe vendosjen e tyre larg njëri-tjetrit. Adhuruesve u është thënë të mbajnë maska dhe do të përmbahen nga shtrëngimi i duarve ose përqafimeve.

    Autoritetet në Indonezi gjithashtu urdhëruan që mishi të shpërndahej derë më derë të varfërve për të shmangur linjat e gjata.

    Një pjesë e rëndësishme e Bajramit katërditor, ose “Festa e Sakrificës”, është kur myslimanët therin bagëti dhe u shpërndajnë mishin të varfërve.

    Ministria Shëndetit në Arabinë Saudite tha që nuk ka pasë raste të sëmundjes COVID-19 në mesin e pelegrinëve të këtij viti pasi haxhi i sivjetshëm u bë me një numër shumë të zvogëluar të pjesëmarrësve, shkruan TRT.

    Vitin e kaluar, rreth 2.5 milionë njerëz morën pjesë në haxh. Këtë vit, 10.000 haxhilerë që banojnë në Arabinë Saudite u lejuan të kryejnë haxhin.

    Pandemia ka shtyrë miliona njerëz në mbarë botën më pranë pragut të varfërisë, duke e bërë më të vështirë për shumë njerëz që të përmbushin traditën fetare të blerjes së bagëtive.

    Udhëheqësit myslimanë në Shqipëri dhe Kosovë u bënë thirrje njerëzve “të jenë të kujdesshëm” në festimet e tyre për të shmangur transmetimin e virusit, përfshirë kufizimin e vizitave familjare.

    Britania zbatoi rregulla të reja bllokimi në Manchester dhe pjesët e afërta të Anglisë veriore në një njoftim në prag të festës.

    Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, rrugët ishin kryesisht bosh për shkak të një bllokimi 10 ditor të imponuar nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Lutjet e Bajramit në xhami u anuluan.

    “Ne kishim shpresuar se kufizimi do të hiqej gjatë periudhës së Bajramit … ishim të befasuar që periudha e bllokimit përfshinte festën e Bajramit” tha Marwan Madhat, një pronar i kafeneve në Bagdad. “Kjo do të shkaktojë humbje.”

    Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu kanë mbyllur xhamitë për të kufizuar përhapjen e virusit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten se mbrojtja e qytetarëve druzi dhe të drejtave të tyre është...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Një zjarr masiv në një hipermarket në qytetin al-Kut në pjesën lindore të Irakut ka lënë të paktën 60 njerëz të vdekur...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës. Në aeroportin e Rinasit, Bin...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kongresisti amerikan Ritchie Torres, bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongresin e SHBA-së dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bronx, ka...
    Lajme17 Korrik 2025
    Sot me fillim nga ora 11:00, do të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit. Deputetët do të mblidhen në përpjekjen e...
    Lajme16 Korrik 2025
    Stacioni Policor në Rahovec ka bërë të ditur se më 3 korrik ka pranuar informata se në rrugën “UÇK” në këtë komunë...
    Sport16 Korrik 2025
    Portali i njohur sportiv amerikan, Bleacher Report, ka publikuar një listë ekskluzive me 100 basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot hapjen zyrtare të pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), duke i çelur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.