×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Eurozona, ekonomia tkurret me 12.1%, Eurostat publikon të dhënat për tremujorin II-të

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Prodhimi i brendshëm bruto i eurozonës ka regjistruar në tremujorin e dytë një rënie historike prej mbi 12 për qind si pasojë e masave kufizuese në transport, biznese dhe lëvizje të qytetarëve për shkak të koronavirusit. 

    Tremujori i dytë i vitit ka rezultuar më negativi për ekonominë e eurozonës, e cila prej muajsh po përpiqet të mënjanojë pasojat e pandemisë së kovidit të ri.

    Zyra e statistikave e Bashkimit Europian informoi të premten se prodhimi i brendshëm kombëtar i 19 vendeve të unionit monetar u tkurr me 12,1 për qind në muajin qershor nga tremujori i kaluar, ndërsa bilanci i 27 vendeve anëtare ra me 11,9 për qind, rënie këto më të fortat në historinë 25-vjeçare të eurozonës.

    Nga viti në vit, ekonomitë që përdorin monedhën euro dhe ato kryesore evropiane janë tkurrur përkatësisht me 15 dhe 14,4 për qind.

    Mes vendeve anëtare, Spanja duket se i ka përjetuar më rëndë efektet ekonomike të pandemisë së koronavirusit, me një rënie rekord gati 18,5 për qind në muajt prill-qershor, ndjekur nga fqinji tjetër Iberik, Portugalia, me 14,1 për qind, Franca 13,8, Italia 12,4, dhe Gjermania e cila humbi 10,4 për qind të prodhimit të saj kombëtar.

    Banka Qendrore Evropian pret që aktiviteti ekonomik do i rikuperojë shpejt humbjet në tremujorin në vijim, falë edhe fondit 750-miliardë euro të miratuar për daljen nga kriza.

    Me optimizëm shihen edhe shifrat për papunësinë në BE, që qëndron aktualisht në nivelin 7,8%.

    Periudha prill-qershor e këtij viti përkoi me kohën kur shumica e qeverive evropiane aplikuan masa të rrepta të karantinimit të popullatave për të ndalur përhapjen e virusit SARS-Cov-2.

    Disa prej vendeve tani raportojnë rritje të infeksioneve pas heqjes së këtyre kufizimeve në lëvizje.

    Autoritetet po përgatiten për rregulla më strikte të distancimit social për të evituar sa të munden goditjen nga vala e dytë e pandemisë, por është paralajmëruar se nuk do të jetë më skenari i bllokimit thuajse total të ekonomive siç ndodhi në muajt e pranverës.

    Një ditë më parë, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tkurrjen historike të ekonomisë, minus 32,9 për qind në terma vjetorë, ndërkohë që në këto 19 javët e fundit rreth 54 milionë amerikanë janë listuar si të papunë për shkak të krizës prej kovidit-19.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.